eksperti-banner

Që nga mosha 16 vjeçare ka filluar të merret me modelim, ndërsa sot ajo është e preferuara e shumë fotografëve zviceranë dhe atyre shqiptarë që jetojnë në këtë shtet.

“Jam fotografuar me fotografët më të njohur zviceranë dhe është kënaqësi e imja gjithmonë kur foto grafohem.Së fundi kemi realizuar një set fotografish më fotografin shqiptar Admir Saitin që je ton po ashtu në Zvicër. Jam ndarë shumë e kënaqur më punën dhe profesionalizmin e tij”, shprehet bukuroshja Demiri në një bisedë për “albinfo.ch”.


Vajza shqiptare e cila është e lindur në Maqedoni, por që nga mosha dy-vjeçare jeton më prindërit e saj në Lucern të Zvicrës, ku ka reklamuar për firma të njohura në këtë vend.

“Gjatë këtyre viteve kam pasur suksese të shumta në fushën e modelimit. Kam reklamuar për firma të ndryshme dhe të njohura si “Vagus”, “Anti Flirt Paris”, “Lady’s secret”, “Dental Spa” e shumë të tjera”, tregon ajo për sukseset e saj.

Nora, edhe aktore

Modelimin e ka pasion por pëlqen edhe aktrimin. Sukseset që ka pasur modelja jonë, kanë bërë që ajo të përzgjidhet edhe nga këngëtari Ardian Bujupi që të jetë pjesë e klipit më të ri “Wahnsinn”. Në këtë klip, Nora tregon aftësitë e saj prej aktore duke e luajtur rolin e saj më shumë profesionalizëm.

“Ardiani ka kërkuar një modele nga Zvicra dhe për fatin tim të mirë më ka zgjedhur mua”, shprehet ajo dhe shton “Jam e lumtur që videoklipi është pëlqyer dhe po klikohet shumë ”.

E, teksa shihen skenat e klipit, natyrisht se gojë-ligët janë kureshtarë të dinë që mos ka diçka më shumë rreth tyre. “Ardiani e kam mik të mirë. Në klip unë jam munduar që në mënyrë profesionale të luaj rolin e aktores dhe modeles njëkohësisht. Mendoj se rolin tim e kam kryer më sukses”, sqaron Nora.

Jeta private

Nora e vlerëson pamjen e jashtme, por për të më e rëndësishme është bukuria e brendshme. Miqtë e saj e njohin si një vajzë të qetë dhe optimiste. Është paksa e rezervuar për të folur për jetën sentimentale, ndërkaq pasi na thotë se nuk i beson dashurisë në shikim të parë, ajo tregon edhe cilësitë që duhet të ketë një mashkull që të jetë personi i duhur i saj “Mashkulli duhet të jetë i sinqertë, i hapur në biseda, komunikativ dhe me humor” pohon Demiri.

Në të ardhmen, Nora mendon që të vazhdojë me drejtimin e zgjedhur të saj për radiologe, ndërsa nuk do ta lë anash as fushën e modelimit më të cilën ajo tash e sa vite është e lidhur ngushtë.