eksperti-banner

Presidenti i SHBA-së dhe ai i Iranit e kanë nënshkruar një memorandum mirëkuptimi si marrëveshje fillestare për paqe, me synim për t’i dhënë fund konfliktit në Lindjen e Mesme.

Donald Trump, e nënshkroi memorandumin e mirëkuptimit më 17 qershor gjatë një darke nën dritën e qirinjve në Pallatin e Versajës, pas samitit të G7.


Memorandumi hyn në fuqi menjëherë.

Një video e shpërndarë nga Shtëpia e Bardhë dhe presidenti francez Emmanuel Macron në platformën X shfaq Trumpin duke e nënshkruar dokumentin.

“Kjo nuk ishte e lehtë”, tha Trump teksa nënshkruante marrëveshjen, derisa Macroni, si mikpritës i ngjarjes, dhe të ftuarit e tjerë, duartrokisnin.

“Kjo marrëveshje hap rrugën për një paqe të qëndrueshme dhe lejon rihapjen e Ngushticës së Hormuzit”, deklaroi Macron.



Agjencia shtetërore iraniane e lajmeve, IRNA, publikoi fotografi që tregojnë presidentin iranian, Masud Pezeshkian, duke e nënshkruar marrëveshjen midis Iranit dhe Shteteve të Bashkuara.

Në fotografi, presidenti iranian shfaq faqet e marrëveshjes para kamerave, ku shihen qartë si firma e tij ashtu edhe ajo e presidentit amerikan.



Memorandumi i mirëkuptimit parashikon përfundimin e luftimeve në të gjitha frontet, përfshirë Libanin, rihapjen e Ngushticës së Hormuzit për trafikun tregtar dhe heqjen e bllokadës detare amerikane ndaj Iranit.

Ai gjithashtu u kërkon të dyja palëve të angazhohen që brenda 60 ditësh të arrijnë një zgjidhje përfundimtare që përfshin kufizime ndaj programit bërthamor të Iranit dhe heqjen e sanksioneve amerikane ndaj republikës islamike. /Telegrafi/