eksperti-banner

Shefi i Grupit të Asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin Komunal të Prishtina, Gezim Sveçla, ka reaguar ndaj deklaratave të kryetarit të Prishtinës, Perparim Rama, lidhur me projektin e Rrugës A.

Reagimi i Sveçlës erdhi pasi Rama njoftoi se ka nisur faza finale e asfaltimit në këtë rrugë, duke pretenduar se projekti ishte bllokuar tri herë nga Qeveria, e cila, sipas tij, e kishte dërguar rastin në gjykatë.


“Këtë projekt tri herë e ka blloku qeveria, tu na çu në gjykatë. Tri herë e kemi fitu rastin. Natyrisht”, kishte shkruar Rama në Facebook.

Megjithatë, Sveçla ka kundërshtuar këto pretendime, duke thënë se procedurat gjyqësore nuk janë iniciuar nga Qeveria, por nga një operator ekonomik që kishte kontestuar procesin e tenderimit.

“Perparimi po gënjen, sërish”, ka shkruar ai.

“Rrugën A nuk e ka dërguar në gjykatë Qeveria, por një operator ekonomik konkurrent, i cili kontestoi tenderin milionësh”.

Ai ka vazhduar me kritika ndaj kryetarit të Prishtinës, duke shtuar: “Deri kur kështu, o Përparim Rama? Çfarë zori ke me gënjy çdo të dytën fjalë?”. /Telegrafi/