Nkunku ‘shpërthen’ pas largimit nga Milani: Nuk e kuptova pse vepruan kështu

Christopher Nkunku ka pranuar se ishte i befasuar nga vendimi i Milanit për ta rikthyer te RB Leipzig, duke thënë se ende nuk e kupton përse klubi italian e menaxhoi në atë mënyrë largimin e tij.
Sulmuesi francez është rikthyer te Leipzigu pas vetëm një sezoni të kaluar te Milani, pasi ishte transferuar te skuadra italiane nga Chelsea në verën e vitit 2025.
“Kur shkova te Chelsea, gjërat nisën mirë, por më pas pësova një dëmtim në fund të ndeshjes së fundit miqësore. Pas kësaj, gjithçka ndryshoi”, tha Nkunku.
“Pata operacionin tim të parë dhe doja të rikthehesha sa më shpejt në fushë. Kishte gjithashtu shumë ndryshime. Nuk më pëlqente roli që kisha te Chelsea”.

“Te Milani, nga ana tjetër, nuk pata asnjë dëmtim, por filozofia e futbollit ishte ndryshe nga ajo që kërkoja unë. Prandaj, sapo pata mundësinë të rikthehesha këtu dhe të luaja futbollin tim, e shfrytëzova”.
Nkunku u pyet më pas edhe për vendimin e Milanit për ta lënë të largohej.
“Është një vendim që duhet respektuar, por as unë nuk e kuptova pse vepruan në atë mënyrë. Isha i befasuar. Gjithsesi, u uroj atyre një sezon të mirë”, u shpreh francezi.
Pavarësisht largimit nga Milani, 28-vjeçari është i lumtur që është rikthyer te Leipzigu.
“Jam shumë i lumtur që jam këtu dhe jam i bindur se kam marrë vendimin e duhur. Java e parë ka qenë fantastike dhe skuadra më ka bërë të ndihem shumë i mirëpritur”, deklaroi ai.
Nkunku shënoi 7 gola në 32 paraqitje në Serie A sezonin e kaluar.
Milani e ka huazuar atë te Leipzigu për 4 milionë euro, ndërsa marrëveshja përfshin edhe një opsion blerjeje prej 28 milionë eurosh./Telegrafi/












































