LAJMI I FUNDIT:

Nketiah nderon Arsenalin, Topçinjtë mposhtin me rezultat të thellë Sheffieldin

Nketiah nderon Arsenalin, Topçinjtë mposhtin me rezultat të thellë Sheffieldin

Arsenal ka shënuar fitore ndaj Sheffield United, ndeshje kjo e cila ishte e vlefshme për javën e dhjetë në elitën e futbollit anglez.

Vendasit morën epërsinë në minutën e 28-të përmes Eddie Nketiah i cili bëri një finalizim të bukur të aksionit për të shënuar për 1-0 në cepin e majtë të portës kundërshtare.


Në vazhdim nuk pati më raste të mira shënimi dhe pjesa e parë u mbyll me epërsinë minimale të Arsenalit.

Të besuarit e Artetas e dyfishuan epërsinë në minutën e 50-të ku edhe kësaj radhe protagonist kryesor ishte përsëri Nketiah, i cili shfrytëzoi një top të humbur nga mysafirët brenda zonës dhe me një goditje të fuqishme shënoi për 2-0.

Arsenali nuk u ndal më kaq dhe shënoi edhe një herë tjetër për 3-0, përmes Nketiah i cili kompletoi het-trikun e tij personal në këtë sfidë pas një tjetër super goli të shënuar.

Pas tij Fabio Vieira dhe Takehiro Tomiyasu shënuan nga një gol për rezultatin përfundimtar 5-0.

Me këtë fitore Arsenali ngjitet në pozitën e dytë në tabelë me 24 pikë, dy më pak se lideri Tottenham që ka 26 sosh.

Ndeshjen e radhës në kampionat, Arsenali do të ketë punë mjaft të vështirë me Newcastle në udhëtim, sfidë kjo që do të luhet vikendin e ardhshëm./Telegrafi/

Standings provided by Sofascore

Në trend Sport

Më shumë
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Premier League
Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Premier League
Top ylli i Bayernit po vuan nga një lëndim – pjesëmarrja e tij ndaj Real Madridit në dyshim serioz

Top ylli i Bayernit po vuan nga një lëndim – pjesëmarrja e tij ndaj Real Madridit në dyshim serioz

Liga e Kampionëve
Nëntë pritje dhe nota më e lartë, shkëlqimi i Arijanet Muric që i vetëm ndali Manchester Unitedin

Nëntë pritje dhe nota më e lartë, shkëlqimi i Arijanet Muric që i vetëm ndali Manchester Unitedin

Premier League
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Gol në sekondën e fundit, Leverkuseni vazhdon të jetë i pamposhtur në këtë edicion

Gol në sekondën e fundit, Leverkuseni vazhdon të jetë i pamposhtur në këtë edicion

Bundesliga
Kalo në kategori