LAJMI I FUNDIT:

Njihuni me shokun e Lionel Messit – futbollisti Leonardo Campana, ka më shumë pasuri se argjentinasi, i pëlqen hedhja me parashutë dhe blen vepra arti

Njihuni me shokun e Lionel Messit – futbollisti Leonardo Campana, ka më shumë pasuri se argjentinasi, i pëlqen hedhja me parashutë dhe blen vepra arti

Lionel Messi mund të jetë lojtari më i paguar në MLS, por ai nuk është më i pasur në ekipin e tij, pasi ky nder i jepet shokut të tij të skuadrës në Inter Miami, Leonardo Campana, i cili është trashëgimtar i një pasurie më shumë se 1 miliard euro.

Ekuadoriani, vetëm 23 vjeç, është djali i Pablo Campana – një politikan, biznesmen dhe ish-tenist i shquar i Amerikës së Jugut, i cili garoi në Lojërat Olimpike.

I lindur me para dhe trashëgimi sportive, këto gjëra i shërbyen mirë Leonardos, i cili jeton një mënyrë jetese epike.


Se sa me fat është Campana, ai ka lojtarin më të madh në botë si mik, por gjithashtu shijon aventura të mahnitshme, duke përfshirë hedhjen me parashutë në Hawaii.

Ndërsa sulmuesi është gjithashtu një koleksionist arti – zotëron vepra nga artisti i famshëm, Leonardo Hidalgo.

Të gjitha lajmet nga Lionel Messi
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Lionel Messi

Ai ndan të mirat e pasurisë me të dashurën mahnitëse, Ariana Altuve, e cila studioi Biznesin e Modës në shkollën prestigjioze Parsons të Dizajnit të New Yorkut.

Familjarja e tij

Leonardo luajti te Wolves në Ligën Premier në sezonin 2019/2020. Babai i tij, Pablo, ishte një sportist, i famshëm duke konkurruar për Ekuadorin në garën e tenisit në dyshe në Lojërat Olimpike Verore 1996 në Atalanta.

Ndërmjet viteve 1990-1997 ai luajti në Kupën Davis, dhe dikur renditej i 165-ti në botë.

Por, kur Pablo mësoi se ishte në pritje të një fëmije, ai hoqi dorë nga loja në moshën 24-vjeçare.

Në vend të sportit, ai iu ktheu politikës dhe u bë Ministër i Tregtisë në qeverinë e Ekuadorit.

Krahas kësaj, ai themeloi një kompani të pasurive të paluajtshme në atdheun e tij, të quajtur “Millenium SA”, e që me të ka krijoi një pasuri marramendëse.

Është interesante fati tjetër, se përveç babai të tij që është miliarder, gjyshja e Leonardos, Isabel Noboa njihet si një nga biznesmenet më të suksesshme të Ekuadorit.

Leonardo ka përkrahjen e babit të tij dhe është parë në ndeshjet e Inter Miamit, duke brohoritur të birin.

Ai madje pozoi me Messin dhe bashkëpronarin e Inter Miami, David Beckham, në stadiumin DRV PNK.

Pëlqen kërcimin nga lartësitë

Campana është i njohur për kërcimet nga avion me parashutë, ndërsa këtë e tregoi në muajin nëntor, ku shkoi në pushime luksoze në Hawaii.

Zakonisht në klauzolat e kontratave të shumë lojtarëve të njohur nënvizohet se ata nuk bëjnë asgjë të rrezikshme gjatë pushimit.

Por Campana e ndjeu se fluksi i adrenalinës së hedhjes me parashutë nuk ishte për t’u refuzuar dhe ai këtë gjë e ndau me një foto nga ajri për 603,000 ndjekësit e tij në Instagram.

Në të njëjtin udhëtim, Campana u pa duke kërkuar në bagazhin e veturës Jeep Wrangler që vlen mbi 65 mijë euro.

Me të në udhëtimet e tij ishte edhe e dashura e tij e mrekullueshëm, Ariana.

Ata shijuan gjithashtu një udhëtim magjik në ishujt Galapagos, ku morën me qira një varkë dhe panë vendet përrreth.

Nuk dihet shumë për Arianën, pasi ajo e mban për vete jetën e saj personale, ndërsa Instagrami i saj është privat. Ajo është në romancë me yllin e Ekuadorit për një vit dhe tashmë, ata janë të pandashëm.

Ajo është mbështetëse e madhe e lojtarit dhe shihet shpesh duke brohoritur gjatë ndeshjeve të Inter Miami.

Sipas raportimeve, ajo studioi Administrim dhe Marketing dhe mori një diplomë në Universitetin Bryant në Shtetet e Bashkuara.

Ariana përfundoi gjithashtu një kurs për Biznesin e Modës në Parsons School of Design, në Nju Jork.

Blerja e veprave të artit

Blerja e artit është një nga gjërat që të pasurit, pra njerëzit e elitën e bëjnë shpesh dhe me kënaqësi.

Shija artistike e Campana është pak më moderne dhe ai ka një prirje për artin e ri.

Në dhjetor, ai bleu një pikture të artistit të famshëm të Majamit, Leonardo Hidalgo.

Vepra artistike, ka për akterë, Campanan duke festuar një gol me Messin.

Në të kaluarën, Hidalgo ka shitur piktura te Hillary Clinton, Marc Anthony, Enrique Iglesias dhe shumë të tjerë. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
E gjuajtën edhe në Kosovë, Bebe Rexha i drejtohet sigurimit në shqip që të mos e largojë fansin: Lëre lëre, është vetëm një bluzë

E gjuajtën edhe në Kosovë, Bebe Rexha i drejtohet sigurimit në shqip që të mos e largojë fansin: Lëre lëre, është vetëm një bluzë

Magazina
Lotina dhe Mozzik i bëjnë dedikim romantik njëri-tjetrit në 'Sunny Hill': Askush në këtë botë sikur ti

Lotina dhe Mozzik i bëjnë dedikim romantik njëri-tjetrit në 'Sunny Hill': Askush në këtë botë sikur ti

Magazina
Bebe Rexha inkuadroi tupana në performancën e saj, solli frymë kombëtare në

Bebe Rexha inkuadroi tupana në performancën e saj, solli frymë kombëtare në "Sunny Hill 2024"

Magazina
Dua Lipa shfaqet

Dua Lipa shfaqet "shtatzënë" në reklamën e re për 'Porsche', fansat vërshojnë me komente

Magazina
Influencuesja kineze Baby Tingzi peshon vetëm 25 kilogramë, ndjekësit i luten që të kërkojë ndihmë mjekësore

Influencuesja kineze Baby Tingzi peshon vetëm 25 kilogramë, ndjekësit i luten që të kërkojë ndihmë mjekësore

Magazina
Bebe Rexha “mbretëron” në Prishtinë me performancën e saj të zjarrtë në festivalin “Sunny Hill 2024”

Bebe Rexha “mbretëron” në Prishtinë me performancën e saj të zjarrtë në festivalin “Sunny Hill 2024”

Magazina
Kalo në kategori