LAJMI I FUNDIT:

Njihen si miq të mirë, Januzaj zbulon të ardhmen e Pogbas

Njihen si miq të mirë, Januzaj zbulon të ardhmen e Pogbas

Ylli me prejardhje shqiptare, Adnan Januzaj beson se Paul Pogba do të qëndrojë te Manchester Unitedi përtej kësaj vere përkundër pasigurisë që rrethon të ardhmen e tij.

Fituesi i Kupës së Botës me Francën ka qenë prej kohësh i lidhur me një largim nga Old Trafford dhe vetë Pogba ka deklaruar vitin e kaluar se po kërkonte një ‘sfidë të re’ për karrierën e tij.


Por Januzaj, i cili është mik i ngushtë me Pogban që nga koha e tyre e kaluar në radhët e të rinjve të Unitedit, ka thënë se ai pret që mesfushori të zgjasë qëndrimin në Old Trafford.

Adnan Januzaj e mban ende në zemër Unitedin: Pogba lojtari im i preferuar, Ronaldo lojtari më i mirë
Lexo po ashtu Adnan Januzaj e mban ende në zemër Unitedin: Pogba lojtari im i preferuar, Ronaldo lojtari më i mirë

“Unë mendoj se Paul do të qëndroj”, ka thënë fillimisht Januzaj për Het Nieuwsblad.

“Jam akoma shumë, shumë i afërt me Paulin. Ne e kemi njohur njëri-tjetrin që kur ishim fëmijë, kur të dy kemi luajtur në ekipet e të rinjve të Unitedit”.

“Familjet tona janë gjithashtu miq të ngushtë dhe ne mbajmë kontakte. Kjo nuk do të ndryshojë kurrë”, përfundoi ylli shqiptar.

Pogba dhe Januzaj gjatë kohës së tyre tek të rinj e Unitedit

Pogba ka pasur një sezon zhgënjyes dhe ka dështuar të tregojë formën më të mirë për shkaku edhe të lëndimeve të shpeshta.

Francezi është lidhur me një transferim te ish-skuadra e tij, Juventusi dhe gjiganti spanjoll Real Madridi.

Pogba me pozitë të re nga Solskjaer, formacioni i mundshëm i Unitedit
Lexo po ashtu Pogba me pozitë të re nga Solskjaer, formacioni i mundshëm i Unitedit

Sidoqoftë, ka paqartësi nëse ndonjëra skuadër do të jetë në gjendje të paguaj tarifën e tij të transferimit për shkak të implikimeve financiare pas pandemisë së coronavirusit.

Kontrata e tij skadon në fund të sezonit të ardhshëm, por klubi ka mundësinë të detyrojë një zgjatje njëvjeçare të kontratës aktuale të mesfushorit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Ikona e Barcelonës befason të gjithë - rikthehet të luajë futboll profesionist në moshën 58-vjeçare

Ikona e Barcelonës befason të gjithë - rikthehet të luajë futboll profesionist në moshën 58-vjeçare

La Liga
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Ndërkombëtare
Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Premier League
Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

La Liga
Rënia e një prej më të mirëve në botë – e larguan nga klubi në ditën e dasmës, tani stërvitet me amatorë

Rënia e një prej më të mirëve në botë – e larguan nga klubi në ditën e dasmës, tani stërvitet me amatorë

Ndërkombëtare
Kalo në kategori