LAJMI I FUNDIT:

Ambasada amerikane në Kosovë kujton kohën e nominimit të filmit ‘Shok’ për Oscar (Video)

Ambasada amerikane në Kosovë kujton kohën e nominimit të filmit ‘Shok’ për Oscar (Video)

Një vit më parë filmi i shkurtër kosovar ‘Shok’ ishte nominuar për Oscar prej kinematografisë amerikane.

Por, fatkeqësisht filmi nuk arriti të triumfoi në kategorinë e ‘Filmit më të mirë të Shkurtër’, ku triumfoi Stutterer.


E ambasada amerikane në Kosovë, përmes një video të publikuar në llogarinë zyrtare në Facebook, ka kujtuar kohën kur ishte nominuar ky film.

Në videon shihen shumë persona të cilët pohojnë se kishin votuar për filmin, transmeton Telegrafi.

Ky projekt filmik me skenar dhe regji nga Jamie Donoughue është bashkëprodhim mes Kosovës dhe Anglisë ndërsa xhirimet janë realizuar në muajin nëntor të vitit 2014 në Shalë të Bajgorës.

Filmi është i vendosur gjatë periudhës së luftës në Kosovë, kur vendi ishte nën okupimin e Serbisë. Këtu sprovohen kufijtë e miqësisë mes dy fëmijëve të cilët luftojnë për të mbijetuar gjatë luftës në Kosovë.

Në këtë film luajnë: Lum Veseli, Andi Bajgora, Melihate Qena, Aurita Agushi, Eni Cani, Armond Morina, Eshref Durmishi, Sunaj Raca, Luan Kryeziu, Astrit Kabashi, Xhevdet Jashari, Kushtrim Sheremeti, Fisnik Ademi, Besnik Krapi etj.

Asistente e regjisë është regjisorja kosovare Blerta Basholli ndërsa drejtor i fotografisë është skocezi Philip Robertson. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Roberti

Roberti "trazon" internetin, publikon foto me të dashurën Ana Skrel

Magazina
Nuk fshihen më, ish-konkurrentët e Big Brother VIP Albania konfirmojnë romancën?

Nuk fshihen më, ish-konkurrentët e Big Brother VIP Albania konfirmojnë romancën?

Magazina
Fitorja historike e Leverkusenit me Xhakën, gruaja e këtij të fundit publikon imazhe pas përfundimit të ndeshjes

Fitorja historike e Leverkusenit me Xhakën, gruaja e këtij të fundit publikon imazhe pas përfundimit të ndeshjes

Magazina
“Egla Ceno figuron e martuar në Shqipëri” Ish-banorja e BBVA ia zbulon sekretin

“Egla Ceno figuron e martuar në Shqipëri” Ish-banorja e BBVA ia zbulon sekretin

Magazina
Adelina Tahiri shfaqet joshëse në pushimet e saj në Dubai

Adelina Tahiri shfaqet joshëse në pushimet e saj në Dubai

Magazina
Fejohet vajza e Bekim Jasharit, bashkë me të fejuarin vizituan varret e Hamëz dhe Feride Jasharit

Fejohet vajza e Bekim Jasharit, bashkë me të fejuarin vizituan varret e Hamëz dhe Feride Jasharit

Magazina
Kalo në kategori