LAJMI I FUNDIT:

Një truk i pasagjerëve të aeroplanit ka vërshuar TikTokun, por ekspertët theksojnë se sa i rrezikshëm mund të jetë – “mos e provoni”

Një truk i pasagjerëve të aeroplanit ka vërshuar TikTokun, por ekspertët theksojnë se sa i rrezikshëm mund të jetë – “mos e provoni”

Një truk i ri në TikTok i cili u bë viral në mesin e pasagjerëve të shumtë po konsiderohet jashtëzakonisht i rrezikshëm nga ekspertët e fluturimit.

Bëhet fjalë për pasagjerët e aeroplanit të cilët në vend se të lidhnin rripin e sigurimit rreth belit, po i vendosin ato tek këmbët për t’u çlodhur, shkruan Thrillist.


Veprime të tilla të pasagjerëve kanë bërë hov në TikTok, duke publikuar video të tyre në këtë platformë, madje duke falënderuar të tjerët për këtë zgjidhje.

@mychellelynda🙏🏼🙏🏼🙏🏼♬ original sound – mychellelynda

Megjithatë, kjo metodë po cilësohet mjaft e rrezikshme nga ekspertët e fluturimit.

Michael Wallace, një ekspert i fluturimeve tha se pasagjerët duhet të vendosin rripin e sigurimit përgjatë belit në rast të ndonjë turbulence të papritur.

“Nëse lidhni kyçet e këmbës, do ta vendosni veten në një situatë kërcënuese për jetën, pasi do t’ju duhej kohë për ta hequr nga aty dhe për ta vendosur siç duhet”, deklaroi Wallace.

@madsingoldsbyy♬ Murder On The DanceFloor – speduqaudio

Sipas Wallace, nëse rripi i juaj i sigurimit është i lidhur rreth kyçeve të këmbës, kjo mund të rezultojë në lëndime të rënda në disa situata.

“Nëse aeroplani përballet me turbulenca, kjo ju bën të përkuleni me një ritëm të rritur, dhe mund të përplaseni me sediljen përpara jush. Edhe një goditje e lehtë në kokë në gjunjë mund të shkaktojë një tronditje”, shtoi ai.

Një faktor tjetër për t’u marrë parasysh është se, edhe nëse nuk ka turbulenca, shëndeti juaj mund të rrezikohet edhe në nivel kardiovaskular.

@helens_princessdiaries Best flight hack ever! #flighthack #flightcomfort #holiday #holidayhacks ♬ Never Lose Me – Flo Milli

“Të kesh rripin e sigurimit të shtrënguar fort tek kyçet e këmbëve mund të çojë në qarkullim të dobët”, vuri në dukje Wallace. “Pasagjerët mund të zhvillojnë simptoma të vogla si shqetësim ose mpirje. Në raste më ekstreme, ju mund të zhvilloni mpiksje gjaku”.

Megjithatë, Wallace nuk është i vetmi që jep paralajmërimin për pasagjerët lidhur me këtë metodë të bërë virale në TikTok.

Një grua e cila thotë se punon si stjuardesë u bëri thirrje pasagjerëve të mos e bëjnë një veprim të tillë. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Intimitet dhe Pasion
Nëse dëshironi lumturi, motivim dhe paqe të mendjes, ndiqni këto këshilla

Nëse dëshironi lumturi, motivim dhe paqe të mendjes, ndiqni këto këshilla

Këshilla Lifestyle
A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e dini se...
Harrojini bisedat e pista! Shprehjet e fytyrës janë më efektive për të përcjellë atë që dëshironi gjatë seksit

Harrojini bisedat e pista! Shprehjet e fytyrës janë më efektive për të përcjellë atë që dëshironi gjatë seksit

Intimitet dhe Pasion
Liria individuale

Liria individuale

Këshilla Lifestyle
Emrat më të popullarizuar për qen dhe mace në vitin 2017: Detyra më e këndshme për pronarët!

Emrat më të popullarizuar për qen dhe mace në vitin 2017: Detyra më e këndshme për pronarët!

Kërshëri
Kalo në kategori