LAJMI I FUNDIT:

Një tjetër futbollist rezulton pozitiv me coronavirus në La Liga

Një tjetër futbollist rezulton pozitiv me coronavirus në La Liga

Vazhdon rritja e ndjeshme e personave të prekur me coronavirus në La Liga.

I fundit që ka rezultuar pozitiv me këtë pandemi është sulmuesi i Espanyolit, Lei Wu.


Lajmi është konfirmuar nga federata e futbollit të Kinës, që kanë treguar se ylli i tyre është mirë me shëndet.

“CFA është informuar nga klubi spanjoll i Espanyolit se sulmuesi i ekipit kombëtar Lei Wu ka rezultuar pozitiv pas testeve të coronavirusit”.

Lei Wu duke festuar golin e shënuar ndaj Barcelonës në barazimin 2:2

“Wu aktualisht po qëndron i izoluar dhe po merr trajtimin e duhur. CFA është duke mbajtur kontakte të vazhdueshme me lojtarin dhe klubin e tij”.

“Shpresojmë që Wu do të ketë një shërim të shpejtë”, thuhet në njoftimin e federatës kineze të futbollit.

Ky ishte rasti i shtatë që në ekipin e Espanyolit rezultojnë pozitiv me coronavirus.

Deri më tani gjashtë pjesëtarë të klubit përfshirë futbollistë dhe staf ishin konfirmuar si të infektuar nga kjo pandemi. /Telegrafi/