LAJMI I FUNDIT:

Një Ronaldo në super formë, por ashtu nuk mund të thuhet edhe për Georginan

Një Ronaldo në super formë, por ashtu nuk mund të thuhet edhe për Georginan

Ata kanë qenë këto ditë duke shijuar pushimet në Ibiza me pesë fëmijët e tyre.

Cristiano Ronaldo dhe e dashura e tij, Georgina Rodriguez vazhduan të argëtoheshin nën diell teksa pushonin në një jaht të hënën.


Sulmuesi i Manchester United, 37 vjeç dhe ish-asistentja e ‘Gucci’, 28 vjeçare, u panë duke kaluar kohë me një grup shokësh në mes të detit.

Foto: Splash News

Cristiano tregoi fizikun e tij jashtëzakonisht të kuruar dhe barkun mbresëlënës teksa ishte i zhveshur në pjesën e sipërme.

Ai mbante veshur një palë pantallona të shkurtra të bardhë.

Georgina Rodriguez sjell pamje nga pushimet në Mallorca së bashku me Ronaldon dhe pesë fëmijët e tyre
Lexo po ashtu Georgina Rodriguez sjell pamje nga pushimet në Mallorca së bashku me Ronaldon dhe pesë fëmijët e tyre

Në anën tjetër, Georgina nuk është se dukej edhe aq në formë në një palë bikini ngjyrë të gjelbër.

Foto: Splash News

Ajo dukej më e plotë ngaqë shfaqet në rrjete sociale e me pamje tërësisht natyrale.

Ronaldo iu bashku një grupi miqsh në jaht, ku ato po shijonin së bashku rrezet e diellit.

Ajo dhe partneri i saj prej shumë kohësh e kaluan pjesën tjetër të pasdites të qetë nën hije, duke u dukur se ishin në një bisedë të thellë.

Foto: Splash News

Ylli i futbollit u takua me Rodriguez në një dyqan ‘Gucci’, ku ajo aso kohe ishte asistente e shitjes.

Ronaldo dhe Georgina janë prindër të një vajze së bashku, që e mirëpritën në 2017.

Foto: Splash News

Ata këtë vit po prisnin binjakë, njëri prej të cilëve nuk arriti të mbijetonte. /Telegrafi/

Foto: Splash News