Një nga vajzat më të bukura spanjolle tërhoqi vëmendjen në Festivalin e Filmit në Kanë, ajo është në lidhje me Kylian Mbappe

Aktorja spanjolle Ester Expósito, e njohur për rolin e saj si Carla Rosón në serialin e Netflix “Elite”, ka qenë ndër emrat më të komentuar në tapetin e kuq të Festivalit të Filmit në Cannes.
Ajo u shfaq me një fustan të artë Armani, të kombinuar me një varëse të spikatur dhe vathë luksozë, duke tërhequr vëmendje të madhe në rrjete sociale, ku ndjekësit e quajtën madje edhe “perëndeshë”.
Përtej paraqitjes, Expósito po përmendet gjithnjë e më shumë edhe për shkak të thashethemeve që e lidhin me futbollistin francez Kylian Mbappé. Sipas raportimeve, Mbappé thuhet se ka qenë prej vitesh adhurues i saj dhe dyshohet se ka tentuar të kontaktojë me të përmes rrjeteve sociale, madje me ndihmën e shokut të tij të skuadrës Vinícius Júnior.

Thashethemet u shtuan pasi dyshja raportohet se është parë së bashku në disa raste, në Madrid dhe Paris. Një bloger francez, Aqababe, ka raportuar se ata janë parë së bashku në fund të shkurtit në Madrid, ndërsa më pas edhe në një hotel pranë Kullës Eiffel në Paris, ku dëshmitarë kanë pretenduar se kanë darkuar bashkë dhe kanë shkëmbyer gjeste afërsie.
Së fundmi, u raportua se ata kanë udhëtuar së bashku edhe në Sardenjë, në një periudhë kur Mbappé po rikuperohej nga një dëmtim në tendinë. Kjo vizitë u komentua edhe nga tifozë, ndërsa përfaqësues të Mbappé reaguan duke thënë se kritikat lidhen me “keqinterpretimin” e procesit të rikuperimit, i cili – sipas tyre – monitorohet rreptësisht nga klubi dhe nuk reflekton mungesë angazhimi nga ana e futbollistit.

Në mesin e detajeve që kanë ushqyer spekulimet është përmendur edhe fakti se Ester Expósito ka qenë e pranishme në një ndeshje Real Madrid – Atlético Madrid në stadiumin Santiago Bernabéu.
Vetë aktorja ka qenë e rezervuar kur është pyetur për këtë temë. Në një deklaratë për revistën Hola!, kur u pyet nëse i pëlqen futbolli, ajo u përgjigj: “Sinqerisht, jo shumë”. Ndërsa kur u pyet nëse ajo dhe Mbappé do të ishin një çift i mirë, ajo qeshi dhe tha: “Nuk do të them asgjë”.
Për momentin, asnjëri prej tyre nuk e ka konfirmuar zyrtarisht një lidhje, por paraqitjet dhe raportimet e fundit vazhdojnë të mbajnë gjallë zërat për një romancë të mundshme. /Telegrafi/






















































