LAJMI I FUNDIT:

Një mundësi për ta ringjallur karrierën – Smith Rowe mbush arkat e Arsenalit dhe thyen rekordin e Fulham

Një mundësi për ta ringjallur karrierën – Smith Rowe mbush arkat e Arsenalit dhe thyen rekordin e Fulham

Emile Smith Rowe ka përfunduar lëvizjen e tij nga Arsenali te Fulham për një tarifë që mund të arrijë në 40 milionë funte me bonuse, duke u bërë shitja e dytë më e madhe e Topçinjve pas Alex Oxlade-Chamberlain që iu bashkua Liverpoolit në vitin 2017.

Smith Rowe, i cili erdhi nga akademia e Arsenalit , ka gjetur mundësi të kufizuara në dy sezonet e fundit, pasi kishte dëmtime në ijë dhe gju.

Nga 25 paraqitjet e tij në Ligën Premier gjatë asaj periudhe, vetëm tre kanë qenë si startues dhe ai do të shpresojë se lëvizja mund ta kthejë atë në rrugën e duhur, pasi te Fulham do të jetë yll absolut.


Fulham do të paguajë rreth 40 milionë euro, shumë që tejkalon rekordin e klubit prej 32 milionë euro të paguara për mesfushorin e Bregut të Fildishtë, Jean Michaël Seri në vitin 2018.

Në anën tjetër është shuma më e lartë që Arsenali ka marrë nga një lojtar që është rritur në akademinë e klubit.

Arteta konfirmon një largim të rëndësishëm nga Arsenali: Kjo është arsyeja që ai nuk luajti 
Lexo po ashtu Arteta konfirmon një largim të rëndësishëm nga Arsenali: Kjo është arsyeja që ai nuk luajti 

“Jam shumë i emocionuar, thjesht doja të arrija këtu sa më shpejt që të ishte e mundur që të mund të vazhdoja me shokët e mi të ri të skuadrës. Duke dëgjuar projektin, duke folur me trajneri [Marco Silva] dhe duke parë se çfarë lojtarësh kemi tashmë këtu, mendoj se është një projekt emocionues për mua dhe padyshim hapi i përsosur për karrierën time përpara”, deklaroi Smith Rowe.

24-vjeçari është nënshkrimi i dytë i Fulhamit gjatë verës pas ardhjes së Ryan Sessegnon, i cili u ribashkua me klubin si transferim i lirë pas largimit nga Tottenham. /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
Pse vendosi Hekuran Kryeziu ta përfundoj karrierën në moshën 30-vjeçare dhe me çfarë biznese po merret në Zvicër

Pse vendosi Hekuran Kryeziu ta përfundoj karrierën në moshën 30-vjeçare dhe me çfarë biznese po merret në Zvicër

Ligat tjera
Ylli i Liverpoolit refuzon kontratën e re, dëshiron t'i bashkohet Real Madridit

Ylli i Liverpoolit refuzon kontratën e re, dëshiron t'i bashkohet Real Madridit

Premier League
Bayerni e bën prioritet transferimin e mbrojtësit të Chelseat

Bayerni e bën prioritet transferimin e mbrojtësit të Chelseat

Bundesliga
Chelsea dhe PSG përballen në finalen e Kupës së Botës për Klube

Chelsea dhe PSG përballen në finalen e Kupës së Botës për Klube

Një klub i ri futet në garë për Ter Stegen, gjermani vazhdon t'i refuzojë të gjithë

Një klub i ri futet në garë për Ter Stegen, gjermani vazhdon t'i refuzojë të gjithë

La Liga
Tre gjigantë evropianë në garë për transferimin e Malick Fofana nga Lyoni

Tre gjigantë evropianë në garë për transferimin e Malick Fofana nga Lyoni

Ligue 1
Kalo në kategori