Një aeroplan ushtarak kinez rrëzohet në mes të rrugës, vritet një qytetar

Një aeroplan J-7 i Ushtrisë Çlirimtare Popullore ishte duke kryer stërvitje në provincën Hubei kur u rrëzua, duke dëmtuar disa shtëpi.
Raportohet se një banor ka humbur jetën dhe dy janë plagosur, shkruan cnn.
Piloti u hodh me parashutë nga aeroplani para rrëzimit, duke pësuar lëndime të lehta.
Videot nga rrjetet sociale tregojnë shtëpi që digjen pranë aeroplanit të rrëzuar.
Ngjarja ka ndodhur pranë aeroportit Laohekou në Xiangyang.
Nuk dihet ende shkaku i aksidentit. Autoritetet po hetojnë. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
10/06/2022
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate


















































