SUPERLIGA

Kryendeshja e javës ishte ajo mes Gumnaselles dhe Avni Ites që përfundoi me rezultat 1-1. Ndeshja u përcjell nga afro 1000 tifozë, ndërsa kryesimin e Superligës këtë javë e mori Nivela që fitoi 3-1 ndaj Beses. Kjo fitore i jep Nivelës pikët e plota nga katër takimet e zhvilluara deri me tash.


nivel

Me fitore vazhdoi këtë javë dhe Bajrami që mundi 4-0 Xhaminë e Magurës, ku për ekipin e Banullës shënoi golin e parë me këtë fanellë edhe Isuf Llumnica. Fitore të vështirë shënoi edhe Valentino Caffe që mposhti 2-1 Nipat e Dajes, ndërsa Termax u tregua e fortë përballë Mobi Shop Gaxhes duke e mundur 5-3 në një ndeshje mjaftë dramatike. Fitoren e parë e mori edhe Akllapi që bindshëm mposhti Sllovinë me rezultat 7-4, ndërsa befasoi paksa Gllogovci qe i shkaktoi humbje Blendi Center-it me rezultat 2-1.

Një nder befasitë e javës ishte humbja e Standard Benz ndaj Gadimës me rezultat 0-2, ku mysafirët treguan një lojë impresive duke dhënë edhe atomin e fundit për ta realizuar këtë fitore të madhe. Në anën tjetër, ndeshja mes Venezias dhe Europlast u ndërpre 20 sekonda nga fundi teksa rezultati ishte 2-3 për EuroPlast.

Në vazhdim i gjeni tabelën dhe golashënuesit e Superligës:

superligaSHENust

LIGA E PARË

Ne ligën e paë me fitore vazhduan Ardeno Meshkurti dhe Flaka. Ardeno fitoi zyrtarisht ndaj Drenit, ndërsa Flaka mposhti në derbi Restaurant Shpellën me rezultat 3-1. Triumfoi këtë xhiro edhe ekipi i Muhagjerve me rezultate 4-3 ndaj Professional Electros, teksa me rezultat zyrtar fitoi edhe Minatori ndaj Dostave qe nuk udhëtuan fare.

11024653 427046630809782 8591054281757632143 n

Te shtunën u befasua paksa Rubofci që u mposht me rezultat 2-3 ndaj Venezia 2. Forma e mirë vazhdon për Smallushën që edhe këtë javë fitoi. Ata mposhtën me rezultat 4-2 Besën nga Sllovia. Ndërsa edhe pse ndeshja e rregullt përfundoi me rezultat 1-1, Qullt fituan me rezultate zyrtar 3-0 ndaj Spartës që nuk ishte në rregull me dokumentacione. Fitore të thelle dhe të rëndësishme shënoi ekipi i Dardanëve ndaj Olimpic Fitnessit (5-1), teksa Relux e mposhti Amicco Caffen me rezultat 6-3 për të marrë tre pikët e radhës.

Në vazhdim i gjeni rezultatet, tabelën dhe golashënuesit e Ligës së Parë dhe Ligës së Dytë: 

Liga2shen

telegrafi sport app