LAJMI I FUNDIT:

Nita Latifi paralajmëron klipin e ri (Video)

Nita Latifi paralajmëron klipin e ri (Video)

Këngëtarja Nita Latifi, e cila njihet për aktivitetin e saj në mbrëmjet e ndryshme muzikore ku këndohet live, më rrallë është paraqitur me projekte muzikore.

Gjatë muajve të verës, ajo publikoi një bashkëpunim shumë të suksesshëm me reperin 2po2, të titulluar “Yll”.


Ndërkohë, tani pas këtij projekti të suksesshëm, duke se ka ardhur momenti i një projekti që do ta sjellë si solo-artiste.

Nita ka përgatitur këngën e saj më të re, e cila mban titullin “Vet”, ndërsa përmes rrjeteve sociale ka paralajmëruar se do të vijë në fund të kësaj jave.

Nita Latifi (Foto: Instagram)

“Kënga ime e re vjen këtë javë!”, ka shkruar Nita në një postim në Instagram.

Këngëtarja Latifi është pjesë e labelit “Authentic”, të cilët janë kujdesur edhe për këngën e saj më të re.

Nga pamjet e para të klipit, të cilat ajo i ndau me fansat në Instagram, shihet se kënga e re do të jetë baladë, kurse Nita do të vijë paksa më e ndjeshme dhe sentimentale në interpretimin e kësaj kënge. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina
Është zbuluar e dashura e Jude Bellingham, modelja holandeze tashmë jeton në Madrid

Është zbuluar e dashura e Jude Bellingham, modelja holandeze tashmë jeton në Madrid

Magazina
Dua Lipa merr vëmendje me pallton e saj të gjatë dhe me prerje të çuditshme në rrugët e New Yorkut

Dua Lipa merr vëmendje me pallton e saj të gjatë dhe me prerje të çuditshme në rrugët e New Yorkut

Magazina

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
“Ndihmë, ndihmë”- publikohet videoja konfliktuoze e këngëtares Maya dhe bashkëshortit të saj në banesë, momenti kur mbërrin policia

“Ndihmë, ndihmë”- publikohet videoja konfliktuoze e këngëtares Maya dhe bashkëshortit të saj në banesë, momenti kur mbërrin policia

Magazina
Ish-banori i Big Brother VIP Albania, na prezanton me partneren për herë të parë

Ish-banori i Big Brother VIP Albania, na prezanton me partneren për herë të parë

Magazina
Kalo në kategori