LAJMI I FUNDIT:

Nikolla, refuzoi Kroacinë dhe Dinamon, zgjodhi Kosovën dhe Udinesen

Nikolla, refuzoi Kroacinë dhe Dinamon, zgjodhi Kosovën dhe Udinesen

Talenti nga Kosova, Dorian Nikolla pritet të jetë e ardhmja e skuadrës italiane Udinese.

Sulmuesi i talentuar ka qenë në prova edhe te Dinamo e Zagrebit por u largua dhe vendosi t’i bashkohej Udineses.


Ai gjithashtu kishte marrë ofertë edhe nga Kombëtarja e Kroacisë për të luajtur për grupmoshat, por e refuzoi atë.

“Unë kam shkuar në prova te Udinese dhe së shpejti do të nënshkruajë kontratë profesionale”, thotë talenti kosovar.

Nikolla sa ishte në prova te Dinamo Zagreb

“Interesim për mua kishin shprehur edhe Dinamo e Zagrebit dhe Benfica por kam vendosur të luaj për Udinesen.

Djaloshi kishte ofertë të luante edhe për Suedinë dhe Kroacinë por ai ka vendosur të vesh fanellën e vendlindjes së tij Kosovës.

“Më ka bërë ofertë Suedia dhe Kroacia por unë dua të luaj vetëm për Kosovën”, ka thënë Nikolla.

Sulmuesi 16-vjeçar është nga qyteti i Vitisë dhe pritet të ketë një të ardhme të ndritur. /Telegrafi/