LAJMI I FUNDIT:

Ngriten paralele për veprimet e Rebic dhe Bonuccit- tifozët e Juventusit duan që kroati të ndëshkohet

Ngriten paralele për veprimet e Rebic dhe Bonuccit- tifozët e Juventusit duan që kroati të ndëshkohet

Reagimi i Ante Rebic ndaj golit të anuluar të Milanit kundër Spezias po shkakton polemika në mediat sociale, me shumë tifozë të Juventusit që argumentojnë se nuk ishte më i mirë se përplasja e Leonardo Bonuccit javën e kaluar.

Sulmuesi kroat nuk mund të besonte se goli i Junior Messias ishte anuluar nga gjyqtari Marco Serra, i cili kishte vërshëlluar bilbilin për të dhënë një goditje dënimi për Milanin disa sekonda përpara se braziliani të gjente rrjetën.


Ai ishte aq i dëshpëruar sa mbajti kokën e arbitrit për disa sekonda, duke shkuar kokë më kokë me 39-vjeçarin, i cili as nuk e ndëshkoi reprezentuesin kroat.

Gjyqtari Serra në lot dhe i tronditur pas gabimeve trashanike në ndeshjen Milan-Spezia
Lexo po ashtu Gjyqtari Serra në lot dhe i tronditur pas gabimeve trashanike në ndeshjen Milan-Spezia

Reagimi i tij shkaktoi polemika në rrjetet sociale dhe, veçanërisht, tifozët e Juventusit kanë theksuar se veprimi i Rebiçit nuk ishte shumë i ndryshëm nga ai i Leonardo Bonuccit.

Mbrojtësi veteran i Juventusit u përfshi në një grindje me sekretarin e Interit, Cristiano Mozzillo, në minutat e fundit të përballjes së Superkupës Italiane javën e kaluar mes Biankonerëve dhe Nerazzurrëve.

Luizi shpreson që ka fituar 10 mijë ndjekës deri tani, por ai ka arritur mbi gjysmë milion të tillë në Instagram dhe afro katër miliardë shikime në TikTok
Lexo po ashtu Luizi shpreson që ka fituar 10 mijë ndjekës deri tani, por ai ka arritur mbi gjysmë milion të tillë në Instagram dhe afro katër miliardë shikime në TikTok

Shumë kërkuan ndëshkimin e Bonuccit, por mbrojtësi u gjobit vetëm me 10,000 euro. Tani tifozët e Juventusit presin që Rebic të ketë të paktën të njëjtin trajtim. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

La Liga
Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Liga e Kampionëve
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit

Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit

La Liga
Robin Krasniqi dominues ndaj Jorge Silvas, fiton me pikë pas dhjetë raundesh

Robin Krasniqi dominues ndaj Jorge Silvas, fiton me pikë pas dhjetë raundesh

Boks
Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Ndërkombëtare
“Nëse jemi këtu, është për shkak të tij”, Ancelotti i jep merita top yllit të ekipit për suksesin e Real Madridit

“Nëse jemi këtu, është për shkak të tij”, Ancelotti i jep merita top yllit të ekipit për suksesin e Real Madridit

La Liga
Kalo në kategori