LAJMI I FUNDIT:

Ngjashmëritë dhe dallimet në rastin e Iscos në Real Madrid dhe Coutinhos te Barcelona

Ngjashmëritë dhe dallimet në rastin e Iscos në Real Madrid dhe Coutinhos te Barcelona
Foto: Marca

Pavarësisht se ata janë një nga lojtarët më të talentuar në skuadrat e tyre, Isco dhe Philippe Coutinho po kalojnë në një periudhë të vështirë te Real Madridi dhe Barcelona këtë sezon.

Edhe pse rasti i tyre ndryshon në disa aspekte, por ka edhe ngjashmëri të mëdha dhe Marca i ka përmbledhur disa:


Banka rezervë:

Teksa zyrtari i klubit lexon me megadon emrat e çdo futbollisti në stadium para ndeshjes, dyshja shpesh herë duhet të pres pak më shumë që të dëgjojnë emrin e tyre.

Solari duke e këshilluar Isco para futjes në lojë ndaj Valencias (Foto: Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images/Guliver)

Pasi në fillim lexohen titullarët, pastaj lojtarët e bankës rezervë dhe kjo është e përbashkëta e tyre.

Forma e dobët:

Paraqitja e tyre nuk po i ndihmon që të rifitojnë vendin e tyre në formacionin bazë.

Philippe Coutinho pas golit të dytë të Levantes në ndeshjen në kuadër të Kupës së Mbretit (Foto: David Ramos/Getty Images/Guliver)

Atyre nuk i mungojnë rastet për treguar vetën nga banka rezervë, por shpesh herë ata nuk ia dalin të tregojnë paraqitje të nivelit të lartë në mënyrë që të marrin vëmendjen për të mirë të trajnerit.

Humbja e vendit të titullarit:

Isco ishte titullar te Reali sa ishte Julen Lopetegui, por kur erdhi Santiago Solari ai mbeti nën hije. Diçka e ngjashme ndodhi edhe te Coutinho, braziliani ishte titullar te Barça para lëndimit që e pësoi në fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve ndaj Interit.

Philippe Coutinho në tentim për t’iu shmangur mbrojtësit të Interit, Sime Vrsaljko (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

Ai u zëvendësua nga Ousmane Dembele dhe që nga atëherë francezi është i preferuari.

Statistikat e njëjta:

Deri më tani të dy kanë rekord pothuajse të njëjtë. Braziliani ka luajtur në 24 ndeshje këtë sezon, ka shënuar gjashtë gola dhe nuk ka startuar në katër ndeshjet e fundit në La Liga.

Philippe Coutinho gjatë një dueli me Iscon në El Clasion e 28 tetorit 2018 (Foto: David Ramos/Getty Images/Guliver)

Spanjolli nuk ka startuar në një ndeshje të Realit që nga humbja 5-1 në Camp Nou. Në total, Isco ka shënuar katër gola në 20 ndeshje.

Sistemi i lojës nuk i përshtatet pozitës së tyre:

Stili i lojës së tyre po e bënë edhe më të vështirë që ata të luajnë në formacionin 4-3-3. Solari preferon lojtarë të shpejtë në krah, si Lucas Vazquez, Vinicius dhe Gareth Bale, gjë që Isco nuk i ka këto karakteristika.

Isco në tentim për t’i ikur Santi Cazorlas (Foto: Alex Caparros/Getty Images/Guliver)

E njëjta histori është edhe te Coutinho, i cili është larg Dembeles kur është në pyetje shpejtësia.

Dallimet:

Pas shumë ngjashmërive, ka edhe disa dallime. Pavarësisht se Isco është larg formës së tij, ai nuk është kritikuar asnjëherë publikisht nga trajneri.

Feste pas golit të Philippe Coutinhos nga pika e bardhë kundër Valencias (Foto: David Ramos/Getty Images/Guliver)

Në anën tjetër Valverde dhe asistenti i tij Aspiazu, kanë bërë të qartë ndjenjat e tyre: “Ndoshta ai nuk është në nivelin e vitit të kaluar, Dembele e ka befasuar paksa”, ishin fjalët krahut të djathtë të Valverdes.

Përtej arsyeve sportive:

Në rastin e Coutinhos është gjithçka sportivitet i pastër, një lojtar që ka humbur vendin e tij gjatë kohës sa ishte i lënduar, pasi një lojtar tjetër e ka zëvendësuar më mirë.

Se dyshja nuk pëlqejnë njëri-tjetrin kjo nuk do koment (Foto: MARCA in English/Twitter)

Isco-Solari, është si një seri filmi me disa episode. Lojtari fillimisht refuzoi t’ia jap dorën teknikut argjentinas në ndeshjen kundër Eibarit, duket sikur spanjolli nuk dëshiron t’i bëjë përshtypje të mirë trajnerit që më shumë mundësi do të largohet në fund të sezonit.  /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

Premier League
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Premier League
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Capello me një vlerësim të sinqertë tregon lojtarin i cili do ta dëmtojë Anglinë në Euro 2024

Capello me një vlerësim të sinqertë tregon lojtarin i cili do ta dëmtojë Anglinë në Euro 2024

Përfaqësueset
Driblim që ta kujton

Driblim që ta kujton "Fenomenin" - Mbappe turpëroi lojtarin kundërshtar

Ligue 1
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Kalo në kategori