LAJMI I FUNDIT:

Nga një orë dore për të gjithë – Haaland shpenzon mbi 600 mijë euro për bashkëlojtarët dhe stafin e Borussia Dortmund duke bërë mbi 50 dhurata

Nga një orë dore për të gjithë – Haaland shpenzon mbi 600 mijë euro për bashkëlojtarët dhe stafin e Borussia Dortmund duke bërë mbi 50 dhurata

Sulmuesi norvegjez Erling Haaland i ka thënë lamtumirë Borussia Dortmundit, pasi u largua zyrtarisht fundjavën e kaluar, ku nga sezoni i ardhshëm do të jetë lojtar i Manchester Cityt.

Para se të largohej nga Borussia Dortmundi, Haaland vendosi t’u bënte dhurata bashkëlojtarëve dhe stafit të klubit duke iu blerë një orë, shkruan Bild.


Pjesa sportive e ekipit (33 anëtarë) morën nga Rolex të gdhendur që kushtonin rreth 15 mijë euro copa, ndërsa gjysma e shpenzuar për stafin mbështetës (20 anëtarë) të cilët morën orë Omega në vlerë 7000 euro.

Për këto dhurata Haaland ka shpenzuar gjithsej rreth 635 mijë euro.

Kujtojmë, Haaland mbërriti te Borussia Dortmund në vitin 2020 nga RB Salzburgu dhe gjatë kësaj kohe ai shënoi 86 gola dhe pati 23 asistime në 90 ndeshje që luajti për ‘Milionerët’.

Së fundmi ai ka nënshkruar kontratë me Man Cityn deri në vitin 2027 dhe do të fitojë rreth 20 milionë në sezon.

Sipas një deklarate zyrtare nga Borussia Dortmund, klubi do të marr nga Man City të ardhura totale prej 35 deri në 40 milionë euro.

Transferimi arriti në 75 milionë euro, duke lënë të kuptohet se RB Salzburgu kishte siguruar më parë një përqindje të caktuar në shitjen e dytë të tij. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

Premier League
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Premier League
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Capello me një vlerësim të sinqertë tregon lojtarin i cili do ta dëmtojë Anglinë në Euro 2024

Capello me një vlerësim të sinqertë tregon lojtarin i cili do ta dëmtojë Anglinë në Euro 2024

Përfaqësueset
Driblim që ta kujton

Driblim që ta kujton "Fenomenin" - Mbappe turpëroi lojtarin kundërshtar

Ligue 1
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Kalo në kategori