Nganjëherë të famshmit kritikohen përkundër se nuk bëjnë asgjë, pos që janë njerëzor dhe i jetojnë jetët e tyre. Dallimi ndërmjet nesh dhe tyre, është se kur ne bëjmë një gabim, nuk janë miliona njerëz duke na shikuar, duke pritur dhe duke qenë të gatshëm të japin opinione për jetët tona.

Prandaj, ndonjëherë jemi tepër të ashpër me yjet që e kalojnë jetën duke na argëtuar. Në vijim, BuzzFeed sjell disa të famshëm që marrin shumë më tepër urrejtje sesa që meritojnë.

LeBron James

(Foto: BbuzzFeed/Getty Images)

LeBron James është ndër më të mirët në histori të basketbollit dhe në shumë debate të tifozëve madje konsiderohet si më i miri i këtij sporti. Për më shumë, për shkak të sportivitetit dhe jetëgjatësisë në NBA, ai konsiderohet ndër sportistët më mahnitës të të gjitha kohërave. Fizikisht është një forcë e pandalshme dhe mendërisht është inteligjent po aq sa shumica e trajnerëve. Prandaj, kur je aq i mirë sa LeBroni, ndodh që të kesh shumë urrejtës.

Arsyeja më e qartë është se kur skuadra e tij fiton, skuadra tjetër humb. Fatkeqësisht, nëse nuk jeni tifoz i ekipit të tij në atë çast, kjo ndodh shpesh. Por, duhet të respektoni këtë njeri dhe ta vlerësoni madhështinë e tij sa e kemi në këtë sport. James po hyn në sezonin e tij të 18-të dhe është ende duke thyer rekorde, pa parashikuar se si do të thyejë akoma më tepër në të ardhmen.

Edhe pse ka shumë talente të mëdha në NBA tani dhe edhe pse e ardhmja e ligës është në duar të mira, nuk do të ketë kurrë një tjetër LeBron James. Madje, basketbolldashësit do të dëshiron ta shihni duke luajtur së bashku me djalin e tij, LeBron Raymone ‘Bronny’ James Jr., ose kundër njëri-tjetrit dhe të bëhen dyshja e parë babë-bir që luajnë në NBA në të njëjtën kohë.

Lil Nas X

(Foto: BuzzFeed/Getty Images)

Njerëzit nuk e pëlqejnë Lil Nas X, thjesht sepse ai është i ndryshëm dhe njerëzit kanë frikë nga gjërat që nuk i kuptojnë kështu që shprehin konfuzionin e tyre duke e urryer. Ai është një reper biseksual afrikano-amerikan dhe sipas disa individëve, këto gjëra nuk duhet të përzihen.

Lena Headey

(Foto: BuzzFeed/HBO)

Një tjetër personazh i famshëm që është thjesht shumë e mirë në punën e vet. Lena Headey jashtëzakonisht e talentuar dhe e bukur nënshkroi për t’u urryer gjithmonë, kur vendosi ta luante rolin negativ të Cersei Lannister në serialin e suksesshëm të HBO, “Game Of Thrones”. Njerëzit i shohin veprimet e personazhit të saj si shumë të neveritshme dhe për këtë arsye, ndonjëherë i ngatërrojnë vijat mes realitetit dhe aktrimit të shkëlqyer.

Si rezultat i kësaj, njerëzit e gjejnë veten duke e urryer Lenan në jetën reale. Por, është thjesht një serial. Ajo nuk është e tillë në jetën reale, ku e konsideron veten një person të turpshëm dhe ka një anë humoristike që shpreson ta portretizojë në filmat e ardhshëm të zhanrit komedi.

Kim Kardashian

(Foto: BuzzFeed/GC Images/Getty Images)

Është koha për ta ndaluar urrejtjen ndaj Kim për të kaluarën ose duke e akuzuar se është e famshme për asgjë. Të gjithë bëjnë gabime kur janë të rinj dhe njerëzit e tjerë janë të famshëm për më pak se ajo. Si rezultat i planifikimit dhe ekzekutimit strategjik të saj dhe klanit Jenner/Kardashian, ajo është një nga yjet më të paguara të televizive falë hitit serisë së suksesshme, “Keeping Up With the Kardashians”.

Ajo është një pronare e suksesshme biznesi e linjave të veshjeve dhe produkteve të bukurisë si Skims, KKW Beauty dhe Dash Boutique. Kardashian bëri fushatë dhe ndihmoi me sukses lirimin e Alice Marie Johnson pas 19 vitesh burgim. Alice është një grua 64 vjeçare e dënuar me burgim të përjetshëm për pjesëmarrjen e saj të vogël në një tregti të paligjshme droge në vitin 1996. Kim është këtu ku është sepse është një sipërmarrëse inteligjente dhe kjo është aftësia e saj. Gjithashtu ndihmon fakti që është edhe e mrekullueshme.

Andrew Garfield

(Foto: BuzzFeed/FilmMagic /Getty Images)

Njerëzit e urrejnë Andrew Garfieldin, sepse mendojnë se ai ishte Spider-Mani më i keq në historinë e kohëve të fundit, duke sugjeruar se performancat e Tobey Maquire dhe Tom Holland e tejkalojnë atë. Megjithatë, konsiderohet se performanca e Garfield në të dy filmat “Amazing Spider-Man” ishte e nënvlerësuar. Sidoqoftë, Tobey kishte avantazhin e të qenit i pari, duke e lejuar atë të vendoste standardet pa asnjë pritshmëri të paparë. Pastaj, sigurisht, Spider-Man i Tom Holland jo vetëm që ka për të mësuar portretizimin e Tobey ose Garfield, por ai gjithashtu ka mbështetjen e rëndësishme të Marvel.

Tyler Perry

(Foto: BuzzFeed/A.M.P.A.S./Getty Images)

Ka njerëz që e urrejnë Tyler Perryn, sepse është një burrë me ngjyrë që erdhi nga asgjëja dhe që ka punuar në shkallët e Hollywoodit për t’u bërë i suksesshëm. Të tjerët nuk e pëlqejnë për shkak të mënyrës së portretizimit të afro-amerikanëve në role të caktuara në filmat e tij. Ata besojnë se disa nga rolet thirren në stereotipe të vjetra.

Taylor Swift

(Foto: BuzzFeed/Getty Images)

Taylor Swift urrehet më shumë sesa e meriton. Si mund ta urrejnë njerëzit një person kaq të mirë. Ka të tillë që nuk e pëlqejnë për shkak të grindjes me Kanye West, kur ajo në fakt ishte në vendin e gabuar në kohën e gabuar. Kjo lë të kuptohet se kushdo që e fitoi atë çmim para Beyonce ishte në telashe pavarësisht gjithçkaje.

Njëherësh, ka njerëz që e urrejnë thjesht se nuk iu pëlqen muzika e saj. Por, e vërteta është se Taylor është tipi i artistes që nëse e lejon të vijë të këndojë në dasmën tënde, ka shumë mundësi të të befasojë duke u larguar pa pagesë. Shumë nga artistët tanë të preferuar nuk mund ta bëjnë këtë.

Robert Pattinson

(Foto: BuzzFeed/Getty Images)

Disa njerëz nuk e pëlqejnë Robert Pattinsonin, sepse janë adhurues të horrorit, të cilët nuk e durojnë dot serinë e filmave “Twilight”. Të tjerët e urrejnë thjesht për shkak se e dashura e tyre e konsideron tërheqës. Pavarësisht kësaj, e dimë se aktori është i urryer sepse është i talentuar dhe pëlqehet nga gjinia e bukur, që për ironi janë shkaqet e suksesit të tij.

Wesley Snipes

(Foto: BuzzFeed/New Line Cinema)

Kur flasim për rolet e superheronjve dhe filmat e librave komikë, njerëzit që nuk e pëlqejnë Wesley Snipes as nuk e dinë pse nuk e pëlqejnë atë. Aktori është njeriu përgjegjës për filmin e parë modern të Marvel, “Blade”. Prandaj, pa suksesin e aktrimit të jashtëzakonshëm të Snipes në filmat “Blade”, nuk do të kishte Marvel Cinematic Universe sot. Pastaj, ai ka luajtur në shumë filma të tjerë të pëlqyer, si “New Jack City”,  “Passenger 57”, “White Men Can’t Jump”, “Murder at 1600”, “Demolition Man” e “Money Train”.

Keanu Reeves

(Foto: BuzzFeed/Warner Bros)

A mund të besoni se ka njerëz që e urrejnë Keanu Reeves? Në fakt, ai është njeriu dhe aktori i të gjithëve. Nëse nuk besoni, thjesht kërkoni në Google: “All the times Keanu Reeves was nice” (Të gjitha rastet kur Keanu Reeves ishte i mirë), ose “How is Keanu Reeves nice” (Sa është i mirë Keanu Reeves). Nëse ende nuk jeni të bindur, provoni të kërkoni “Is Keanu Reeves nice” (“A është Keanu Reeves i mirë”) dhe shikoni vet pse ky njeri meriton shumë më tepër.

Keanu Reeves e meriton ringjalljen e jashtëzakonshme në karrierën e tij që ka pasur në vitet e fundit. Nga seria e pabesueshme e filmave për John Wick, vazhdimi i fundit i “Bill and Ted”, deri te filmi i ri “Matrix Resurrections” që do të shfaqet së shpejti, Keanu Reeves duhet të vlerësohet që e ka bërë fëmijërinë e gjeneratave të reja të mahnitshme dhe po rikthehet për ta bërë të njëjtën gjë edhe tash kur janë rritur.

Cardi B

(Foto: BuzzFeed/FilmMagic/Getty Images)

Cardi B është shumë origjinale dhe shumë reale, ndërsa është e pamundur që të mos ketë urrejtës të vërtetë. Njerëzit që nuk janë rehat në lëkurën e tyre nuk mund t’i durojnë njerëzit që janë. Ajo thotë dhe bën çfarë të dojë, kur të dojë dhe për këtë arsye meshkujt i frikësohen, derisa disa të tjerë e kanë zili. Sa i përket industrisë së argëtimit, pikërisht ajo e drejton atë.

Nuk ka një emër më të nxehtë se Cardi B në këtë periudhë, e cila duket se pa mundim vazhdon të thyejë rekorde pothuajse me gjithçka që publikon. Pra, reperja mund të marrë urrejtje, mirëpo ajo merr shumë më tepër dashuri, edhe atë në mënyrë të merituar.

/Telegrafi/