eksperti ad

Është publikuar orari i javës së tretë në Superligën e Kosovës.

Një ndeshje do të zhvillohet të premten, tri të shtunën dhe një tjetër të dielën.


Ndeshja hapëse e javës së tretë do të zhvillohet në Klinë, ku Dukagjini do të jetë nikoqir i Dritës.

Ditën e shtunë na presin tri ndeshje të jashtëzakonshme, pasi në Drenas takohen gjigantët Feronikeli dhe Prishtina.

Interesant pritet të jetë edhe në Podujevë, ku Llapi pret Ballkanin, ndërsa Flamurtari e pret Ferizajn.

Të dielën Gjilani do të luaj ndeshjen e parë para adhuruesve të vet pret Vushtrrinë, ndërsa Trepça ’89 do të luaj derbin rajonal me Drenicën.

Nga kjo javë të gjitha ndeshjet do të zhvillohen nga ora 16:00. /Telegrafi / Orari i xhiros së tretë në Superligë: E premte:

Dukagjini - Drita

E shtune:

Feronikeli - Prishtina
Llapi - Ballkani
Flamurtari - Ferizaj

E diel:

Trepça '89 - Drenica
Gjilani - Vushtrria

Të gjitha ndeshjet startojnë nga ora 16:00

telegrafi sport app