LAJMI I FUNDIT:

Nga Jesus te Griezmann e Locatelli – strategjia e transferimeve të Juventusit varet e gjitha nga e ardhmja e Ronaldos

Nga Jesus te Griezmann e Locatelli – strategjia e transferimeve të Juventusit varet e gjitha nga e ardhmja e Ronaldos

Lamtumira e mundshme e sulmuesit Cristiano Ronaldos mund të hapë një varg operacionesh për Juventusin, nga Dusan Vlahovic te Gabriel Jesus.

Sipas mediumit Il Corriere dello Sport, largimi i kapitenit të Portugalisë do të lejojë klubin të synojë disa emra të mëdhenj këtë verë, me sulmuesin e Barcelonës, Antoine Griezmann dhe sulmuesin e Romës, Edin Dzeko, të përmendur gjithashtu si objektiva të mundshëm.


I riu i Fioretinës, Vlahovic është lidhur me një lëvizje te Bianconerët muajt e fundit, dhe Manchester City mund të lejojë sulmuesin brazilian Jesus të transferohet te Zonja e Vjetër gjithashtu.

Juventusi ka ide të qarta, por tregu i transferimeve është i paparashikueshëm dhe gazeta beson se gjithçka varet nga e ardhmja e Ronaldos.

36-vjeçari aktualisht është i zënë me Portugalinë në Euro 2020, ku ish-ylli i Real Madridit dhe Manchester Unitedit vazhdon të thyejë rekorde.

Ronaldo ka shënuar pesë gola në këtë garë deri më tani dhe ka barazuar rekordin e legjendës së Iranit, Ali Daei, me 109 gola ndërkombëtarë.

Ali Daei uron Ronaldon për rekordin e arritur
Lexo po ashtu Ali Daei uron Ronaldon për rekordin e arritur

Gazeta beson se trajneri i kthyer, Massimiliano Allegri dëshiron një qendërsulmues të ri në Allianz Stadium dhe ka filluar të shikojë objektivat e mundshëm.

Mesfushori i Sassuolos, Manuel Locatelli ka vazhduar të bëjë përshtypje me Italinë gjatë Euro 2020 dhe Bianconerët janë duke punuar për të sjellë në Torino ish-lojtarin e Milanit.

Allegri thuhet se do të nënshkruajë një sulmues të ri edhe nëse Ronaldo mbetet te Juve, pasi ai dëshiron katër sulmues, përfshirë Paulo Dybalan dhe Alvaro Moratan.

Sidoqoftë, gjithçka do të ndryshojë nëse Ronaldo vendos të largohet nga klubi dhe të lirojë burime që klubi t’i afrohet emrave më të mëdhenj.

Zbulohen detajet e ofertës së Juventusit për Locatellin
Lexo po ashtu Zbulohen detajet e ofertës së Juventusit për Locatellin

Në atë moment, Dusan Vlahovic do të ishte në objektiv i Juves, ndërsa sulmuesi i Paris Saint-Germain, Mauro Icardi, vazhdon të jetë i lidhur me ekipin e Allegrit.

Disa emra janë jashtë mundësive nëse Ronaldo qëndron, por nëse ylli portugez lëviz, kjo hap një sërë mundësish, përfshirë Griezmann dhe Jesus.

Allegri i ka kërkuar Federico Cherubinit një sulmues të ri dhe drejtori sportiv, i cili zëvendësoi Fabio Paraticin muajin e kaluar, ka filluar kërkimet tashmë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

La Liga
Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Përfaqësueset
Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Ndërkombëtare
E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

Premier League
Granit Xhaka mesazh Arsenalit për titullin kur kanë mbetur edhe gjashtë xhiro deri në mbyllje

Granit Xhaka mesazh Arsenalit për titullin kur kanë mbetur edhe gjashtë xhiro deri në mbyllje

Premier League
Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

La Liga
Kalo në kategori