LAJMI I FUNDIT:

Zbulohen detajet e ofertës së Juventusit për Locatellin

Zbulohen detajet e ofertës së Juventusit për Locatellin

Real Madridi, Paris Saint-Germain, Manchester City dhe Borussia Dortmund kanë kontaktuar Sassuolon për Manuel Locatelli, ndërsa Juventusi do të ofrojë 30 milionë euro plus shërbimet e mbrojtësit Radu Dragusin.

Locatelli, 23 vjeç, vlerësohet si një nga talentet më interesant të Italisë. Ai ka shënuar dy gola në Euro 2020 dhe pritet të largohet nga Sassuolo gjatë verës.


Sassuolo e vlerëson atë 40 milionë euro dhe sipas disa raporteve, drejtori i klubit Giovanni Carnevali do të takojë drejtorin sportiv të Juventusit, Federico Cherubini, sot (e mërkurë).

Sipas La Gazzetta dello Sport, Juventusi do të ofrojë 30 milionë euro plus shërbimet e Radu Dragusin, një mbrojtës qendror 19-vjeçar i cili bëri debutimin në Serie A dhe Ligën e Kampionëve sezonin e fundit nën urdhrat e Andrea Pirlos.

Zbulohet oferta e parë me para plus lojtar e Juventusit drejtuar Sassuolos për Locatellin
Lexo po ashtu Zbulohet oferta e parë me para plus lojtar e Juventusit drejtuar Sassuolos për Locatellin

Sidoqoftë, Sassuolo e vlerëson Dragusin midis 7 dhe 8 milionë eurove, pak më pak se 10 milionë euro të Juventusit.

Zonja e Vjetër mund të plotësojë boshllëkun duke shtuar disa para në ofertën e tyre, ose duke përfshirë një lojtar tjetër në marrëveshje.

Sassuolo thuhet se nuk po nxiton për të arritur një marrëveshje, pasi klube të mëdha si Real Madrid, PSG, Manchester City dhe Borussia Dortmund tashmë kanë shfaqur interes për 23-vjeçarin.

Locatelli gjithashtu ka informuar klubin e tij se ai nuk dëshiron të diskutojë çështjet e transferimit gjatë Euro 2020 dhe se ai do të konsiderojë të ardhmen e tij vetëm në fund të turneut.

Ndërkohë, Juventusi vazhdon të bëjë presion për të siguruar shërbimet e tij. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Ndërkombëtare
Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Premier League
Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Serie A
Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

La Liga
Mësohet shuma e parave që Ten Hag do të ketë në dispozicion për blerje gjatë verës

Mësohet shuma e parave që Ten Hag do të ketë në dispozicion për blerje gjatë verës

Premier League
Kalo në kategori