LAJMI I FUNDIT:

Nga euforia në zhgënjim, Araujo festoi golin e anuluar dhe pësoi lëndim

Nga euforia në zhgënjim, Araujo festoi golin e anuluar dhe pësoi lëndim

Ylli i Barcelonës, Ronald Araujo, kaloi nga euforia në zhgënjim në një vetëm disa sekonda të martën mbrëma në ndeshjen e Ligës së Kampionëve.

Araujo e nisi si titullar përballjen e Barçës me Benficën të martën mbrëma, një lojë që ekipi i Xavit kishte nevojë të madhe për ta fituar.


Megjithatë, Barça nuk mundi të gjente një rrugëdalje në Camp Nou dhe ata tani shkojnë në ndeshjen e tyre të fundit me Bayern Munich për ta kërkuar kualifikimin.

Barca nuk triumfon ndaj Benficas, kualifikimin do ta kërkojë kundër Bayernit
Lexo po ashtu Barca nuk triumfon ndaj Benficas, kualifikimin do ta kërkojë kundër Bayernit

Të dyja skuadrat patën raste, dhe të dyja ekipet e quan nga një herë topin në rrjetë, por të dy golat u anuluan.

Në rastin e Barçës, ishte Araujo ai që gjeti rrjetën, duke shënuar me një goditje të mirë me breshëri pas asistimit të saktë të Jordi Albas.

Qendërmbrojtësi vrapoi drejt flamurit të këndit dhe rrëshqiti në gjunjë, duke festuar golin me emocione të madhe.

Por, më pas ai u kthye për të parë flamurin e pozicionit jashtë loje, dhe në një goditje të dyfishtë, ai kuptoi se kishte pësuar një dëmtim në kyçin e këmbës dhe u detyrua të largohej nga loja.

Araujo vetëm pak kohë më parë u rikthye nga një dëmtim, por u gjend sërish në dhomën e infermierisë, por u detyrua të largohej në minutën e 86-të.

Shkalla e lëndimit nuk është konfirmuar ende, por Barça pritet të japë një raport mjekësor në kohën e duhur. /Telegrafi/