LAJMI I FUNDIT:

Nga depresioni i thellë te situata pa klub për gjashtë muaj – Lingard dëshiron t’i kthehet futbollit duke iu ofruar Barcelonës

Nga depresioni i thellë te situata pa klub për gjashtë muaj – Lingard dëshiron t’i kthehet futbollit duke iu ofruar Barcelonës

Jesse Lingard pesë vjet më parë kishte vlerën e 40 milionë eurove dhe luante për Manchester United si lojtar statues në formacion.

Lingard duhej të bëhej një nga lojtarët kryesorë për Man United dhe Angli, por tani ai ka gjashtë muaj pa klub.


Këtë verë, anglezit i skadoi kontrata me Nottingham Forrest dhe tani i është ofruar Barcelonës, shkruan ESPN Deportes.

Është e vështirë të besohet se Barcelona do të marrë një lojtar krejtësisht jashtë formës, por edhe një lojtar që nuk shquhet për zakonet e tij të punës.

Lingard luajti 232 ndeshje për Djajtë e Kuq dhe shënoi 35 gola, duke shtuar edhe 21 asistime.

Mesfushori sulmues ka luajtur 32 ndeshje për Anglinë dhe ka shënuar gjashtë herë, ndërsa aktualisht ka vlerën e 6 milionë eurove.

Jesse Lingard në Barcelonë – ylli anglez lidhet me një transferim sensacional në Camp Nou si lojtar i lirë
Lexo po ashtu Jesse Lingard në Barcelonë – ylli anglez lidhet me një transferim sensacional në Camp Nou si lojtar i lirë

Vitin e kaluar ai tregoi për problemet që po kalonte, duke rrëfyer se si u ndikua nga kritikat e fansave dhe situata u përkeqësua nga depresioni i nënës së tij, e cila e detyroi të kujdesej për vëllezërit e motrat më të vegjël.

“Kam filluar të pi çdo natë para se të shkoj në shtrat. Kur e mendoj sot, mendoj se kisha nevojë për të gjitha këto. Por më duhej ta mpija dhimbjen disi. Doja të harroja atë që po ndodhte në jetën time, por alkooli në fakt bën gjërat dhjetë herë më keq”.

“U kritikova shumë dhe tashmë isha mjaftueshëm në depresion. Dhe atëherë më duhej të luaja ndeshje të tilla. Doja të isha vetvetja, të bëja shaka me shokët e mi të skuadrës dhe gjithçka… Por u preka nga e gjithë kjo”, ka treguar Lingard.

Nëna e Lingard u sëmur nga depresioni në vitin 2019, dhe ai gjithashtu ishte në gjendjen e tij më të keqe atëherë. Ai tha se arriti në pikën ku nuk donte të luante më futboll.

“Mendërisht nuk isha në lojë. Isha fizikisht në fushë, por nuk doja të isha aty. Nuk doja të luaja, doja të largohesha nga futbolli”.

Formacioni me lojtarët që mund të transferohen me parametra zero në janar - përfshihet një shqiptar
Lexo po ashtu Formacioni me lojtarët që mund të transferohen me parametra zero në janar - përfshihet një shqiptar

“Më duhej pushim. Sigurisht që atëherë luajta keq. Tifozët më kritikuan dhe më ofenduan shumë. Unë u përpoqa t’i fsheh problemet e mia nga shokët e skuadrës në stërvitje, por në një moment trajneri Solskjaer e kuptoi që nuk isha mirë”, përfundoi Lingard. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Rreth tetë futbollistë të Liverpoolit do të largohen nga

Rreth tetë futbollistë të Liverpoolit do të largohen nga "Anfield Road" në fund të sezonit - në listë edhe emra të rëndësishëm

Premier League
Erik ten Hag më në fund reagoi pas paraqitjes mahnitëse të Jadon Sancho në Ligën e Kampionëve

Erik ten Hag më në fund reagoi pas paraqitjes mahnitëse të Jadon Sancho në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve

"Puzzle" i Decos: Sa ka para, kush mund të largohet dhe kush mund të vijë te Barcelona

La Liga
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Van Dijk te Borussia Dortmund? Fabrizio Romano jepet detaje për të ardhmen e holandezit

Van Dijk te Borussia Dortmund? Fabrizio Romano jepet detaje për të ardhmen e holandezit

Bundesliga
Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

La Liga
Kalo në kategori