LAJMI I FUNDIT:

Neymari fton Ramosin: Mbappe dhe unë do të rinovojmë nëse vini te PSG

Neymari fton Ramosin: Mbappe dhe unë do të rinovojmë nëse vini te PSG

Kylian Mbappe është i përgatitur të nënshkruajë një kontratë të re dhe të qëndrojë te Paris Saint-Germain, nëse Sergio Ramos arrin nga Real Madridi.

PSG është i gatshëm t’i ofrojë Ramosit një kontratë tre-vjeçare me vlerë 60 milionë euro për ta bindur atë të largohet nga Mbretërit.

Një transferim i spanjollit në Parc des Princes nuk është i pamundur dhe tashmë janë mobilizuar edhe yjet e klubit për ta bindur atë.

PSG projekton transferimin e Ramosit në janar
Lexo po ashtu PSG projekton transferimin e Ramosit në janar

Eksperti spanjoll Alfred Duro ka folur për El Chiringuito, ndërsa ka thënë se kapiteni i PSG-së, Neymar, e ka thirrur Ramosin për ta inkurajuar atë të bëjë transferimin në Paris.

“Sergio, nëse nënshkruan për PSG-në, të njoftojë se unë do të rinovoj për PSG-në të nesërmen, por pas meje, diçka tjetër do të ndodhë… një tjetër do të rinovojë, Kylian Mbappe do të rinovojë”.

PSG e fokusuar në kontratat e Mbappes dhe Neymarit
Lexo po ashtu PSG e fokusuar në kontratat e Mbappes dhe Neymarit

“Nëse ju bashkoheni me PSG-në, ne do të fitojmë të paktën dy Kupa Evropiane”, zbulon Duro për bisedën e Neymarit me Ramosin.

Ndryshe, kontrata e Ramosit në Real Madrid skadon në qershor të 2021, ndërsa palët janë larg një marrëvfeshje rinovimi. /Telegrafi/