LAJMI I FUNDIT:

Neymari i dërgon mesazh Al-Khelaifit: Dua të shkoj në shtëpi

Neymari i dërgon mesazh Al-Khelaifit: Dua të shkoj në shtëpi

Është bërë e qartë ditë më parë se Neymari po e kërkon me ngulm largimin nga Paris Saint-Germain, derisa po lidhet me një kalim te Real Madridi ose Barcelona.

Ylli brazilian dy vite më parë theu rekordin e transferime, pasi kaloi te skuadra franceze për 222 milionë euro nga katalunasit, por tani e kërkon largimin nga Parku i Princave.


Presidenti i PSG-së, Nasser Al-Khelaifi, ka bërë të ditur ditë më parë se Neymari është i lirë që të largohet dhe se askush nuk e detyroi të transferohet në Francë.

Neymar dhe Nasser Al-Khelaifi (Foto by Aurelien Meunier/Getty Images/Guliver)

“Në këtë klub kanë vend vetëm lojtarët që dëshirojnë të angazhohen plotësisht si dhe dëshirojnë të jenë pjesë e projektit të klubit. Ata që nuk duan ose nuk e kuptojnë, janë të lirë të vijnë e të flasin me mua”, ka thënë i pari i klubit parisien.

Al-Khealifi humb durimin me Neymarin: Askush nuk e detyroi të transferohet në PSG
Lexo po ashtu Al-Khealifi humb durimin me Neymarin: Askush nuk e detyroi të transferohet në PSG

“Por në qoftë se lojtari është nën kontratë, (Neymarit i mbaron në vitin 2022), duhet të kenë angazhim total në projektin tonë. Sa për Neymarin, askush nuk e detyroi të nënshkruante për ne. Askush nuk e detyroi atë. Vetë ka dëshiruar të vinte në PSG”, ka shtuar më tej Al-Khelaifi.

Por, siç raporton Mundo Deportivo, kjo deklaratë e kreut të skuadrës franceze vije pasi Neymari i ka thënë atij që dëshiron të shkojë në shtëpi.

“Dua të shkojë në shtëpi, nuk dua të luajë më këtu”, besohet t’i ketë thënë braziliani presidentit të PSG-së, e që në këtë verë mund të kalojë te Real Madridi ose Barcelona. /Telegrafi/