LAJMI I FUNDIT:

Al-Khealifi humb durimin me Neymarin: Askush nuk e detyroi të transferohet në PSG

Al-Khealifi humb durimin me Neymarin: Askush nuk e detyroi të transferohet në PSG

Duket se u ka ardhur në maje të hundës sjelljet e lojtarit më të paguar në botë. Kështu mund të vlerësohet një i presidentit të PSG-së, Nasser Al-Khealifi.

Në një intervistë për France Football, sheiku ka folur për një temë që është aktuale në vitin 2019. Neymar ka nënshkruar me PSG-në nga Barcelona për shumën e 222 milionë euro duke u bërë lojtari më i shtrenjtë në botë dhe mund të pritet që të largohet. Më saktësisht, të kthehet në Barcelonë. Ose të transferohet te Reali.


Për Neymar Jr., i cili në Paris, fiton 40 milionë euro në vit dhe po e kërkon rikthimin te Barcelona duke u dërguar mesazhe ish-shokëve, është i pakënaqur me paraqitjet e ekipit në garat evropiane.

Babai i tij, në anën tjetër, shpesh bashkëpunon me presidentin madrilen, Florentine Perez, i cili e sheh të hapur mundësinë e blerjes së brazilianit.

Al-Khelaifi e ka komentuar në këtë mënyrë pyetjen se ku ka të ardhme lojtari i Brazilit duke thënë se “Në këtë klub kanë vend vetëm lojtarët që dëshirojnë të angazhohen plotësisht si dhe dëshirojnë të jenë pjesë e projektit të klubit. Ata që nuk duan ose nuk e kuptojnë, janë të lirë të vijnë e të flasin me mua”.

PSG thuhet se është i hapur ta shesë Neymarin
Lexo po ashtu PSG thuhet se është i hapur ta shesë Neymarin

“Por në qoftë se lojtari është nën kontratë, (Neymarit i mbaron në vitin 2022), duhet të kenë angazhim total në projektin tonë. Sa për Neymarin, askush nuk e detyroi të nënshkruante për ne. Askush nuk e detyroi atë. Vetë ka dëshiruar të vinte në PSG “, shtoi sheiku.

Ndryshe, sulmuesi deri më tani ka pasur 37 paraqitje për parisienët dhe ka realizuar 34 gola në të gjita garat. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Rënia e një prej më të mirëve në botë – e larguan nga klubi në ditën e dasmës, tani stërvitet me amatorë

Rënia e një prej më të mirëve në botë – e larguan nga klubi në ditën e dasmës, tani stërvitet me amatorë

Ndërkombëtare
Klopp thyen heshtjen për vendimin e Liverpoolit për emërimin e Arne Slot dhe zbulon këshillat që do t'i jepte zëvendësuesit të tij

Klopp thyen heshtjen për vendimin e Liverpoolit për emërimin e Arne Slot dhe zbulon këshillat që do t'i jepte zëvendësuesit të tij

Premier League
“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

La Liga
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Arsenali është gati të shesë yllin e skuadrës, zbulohet çmimi i tij

Arsenali është gati të shesë yllin e skuadrës, zbulohet çmimi i tij

Premier League
Kalo në kategori