LAJMI I FUNDIT:

Neymar te Reali? Ja çka thotë Alves

Neymar te Reali? Ja çka thotë Alves

Mbrojtësi i Barcelonës, Dani Alves është i bindur se bashkëlojtari i tij nuk do të shkojë në Real Madrid.

Real Madridi prej kohësh është duke e monitoruar Neymarin, por, Alves është i bindur se bashkëkombësi i tij nuk do të transferohet në Madrid, transmeton KosovaPress.

Alves thotë se këto janë vetëm thashetheme më qëllimin e vetëm për të destabilizuar skuadrën e Barcelonës.


“Real gjithmonë i do lojtarët më të mirë, por ne jemi të lumtur në Barcelonë dhe unë mendoj se Neymar nuk do të shkojë në Madrid”, ka thënë Alves.

“Ato thashetheme janë vetëm sa për të destabilizuar ekipin tonë, por ne shikojmë përpara”, ka theksuar mbrojtësi brazilian.