Neymar thuhet se ka njoftuar presidentin e Barcelonës, Josep Maria Bartomeu për dëshirën e tij për t’u larguar nga klubi pas një takimi shumë të pritur të premten, thonë raportet në Spanjë.

Sipas Diario AS, të dy akterët mbajtën një diskutim prej 15 minutash pas një sesioni trajnimi në Red Bull Arena të New Yorkut, me të dy që kanë lënë sallën me tone të ashpëra.

Klopp: Transferimi i Neymarit te PSG do të ndryshojë gjithë futbollin Klopp: Transferimi i Neymarit te PSG do të ndryshojë gjithë futbollin

Braziliani njoftohet se i bëri të qartë se duhej të pranonte të bashkohej me Paris Saint-Germain këtë verë, ndërsa Bartomeu thuhet se ka kërkuar për më shumë kohë për të rregulluar situatën.

PSG është gati të thyej klauzolën e Neymarit PSG është gati të thyej klauzolën e Neymarit

Presidenti thuhet se mezi ka folur ose buzëqeshur tek dikush që sapo ka dalë nga takimi, në një shenjë të dukshme se ai mund të pranojë humbjen edhe përkundër dëshirës së klubit për të mbajtur ish-yllin e Santosit.

Raportet më parë të shtunën pretenduan se Neymar kishte pranuar kushtet personale me parisienët, ndërsa shifra e transferimit besohet të jetë po aq sa klauzola e largimit prej 222 milionë eurosh. /Telegrafi/