LAJMI I FUNDIT:

Neymar i etur për një rikthim sensacional tek Barcelona pas bisedës me presidentin Laporta

Neymar i etur për një rikthim sensacional tek Barcelona pas bisedës me presidentin Laporta

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, gjithmonë ka tentuar të bëjë blerje të mëdha dhe duket se përsëri do të synojë ta bëjë këtë gjë pasi po raportohet se është duke punuar në rikthimin e Neymar Junior në klub.

Braziliani në anën tjetër thuhet se është i etur që kjo lëvizje të bëhet realitet, dhe këtë ia ka shprehur Laportës.


Siç u zbulua nga Bar Canaletes, Neymar dhe Laporta bisedojnë rregullisht, dhe ka një dëshirë nga sulmuesi brazilian që të rikthehet tek Barcelona, pas përfundimit të aventurës në Arabinë Saudite.

32-vjeçari i cili është duke u rikuperuar nga një lëndim i rëndë që ka pësuar në gju gjatë muajit shtator, do t’i skadojë kontrata në verën e vitit 2025.

Kjo do të thotë se Barcelonës do i krijohej mundësia që të nënshkruante me të falas, ide kjo e cila po i konvenon drejtuesve të klubit për shkak të situatës financiare.

Barcelona fut në listën e dëshirave për afatin e verës top yllin e Bayernit
Lexo po ashtu Barcelona fut në listën e dëshirave për afatin e verës top yllin e Bayernit

Gazetari Joan Fontes nënvizon se djali i Neymarit, Davi Lucca, ende jeton në Barcelonë së bashku me nënë e tij, dhe me kontratën ‘astronomike’ që ka në Arabi, paratë nuk do të ishin problem për Neymar.

Vera e vitit 2025 gjithashtu vjen një vit para Kupës së Botës që do të zhvillohet në tri shtete të ndryshme (Meksikë, Kanadë, SHBA), dhe Neymar dëshiron që të jetë në formë optimale në atë që mund të jetë gara e fundit për të me fanellën e Brazilit./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Antonio Conte rikthehet në skenën e madhe, pranon ofertën e klubit në vështirësi

Antonio Conte rikthehet në skenën e madhe, pranon ofertën e klubit në vështirësi

Serie A
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Ish-trajneri i Real Madridit bind Milanin, përparojnë negociatat mes palëve

Ish-trajneri i Real Madridit bind Milanin, përparojnë negociatat mes palëve

Serie A
Superkompjuteri simulon mbi 10 mijë herë rezultatin e Euro 2024, befason me shanset e fituesve të mundshëm

Superkompjuteri simulon mbi 10 mijë herë rezultatin e Euro 2024, befason me shanset e fituesve të mundshëm

Përfaqësueset
Arda Guler i dërgon mesazh të fortë Ancelottit pas golit në ndeshjen e parë si titullar në La Liga

Arda Guler i dërgon mesazh të fortë Ancelottit pas golit në ndeshjen e parë si titullar në La Liga

La Liga
Interi pritet ta shpërblejë me pesë ‘dhurata’ Inzaghin pas fitimit të Scudettos

Interi pritet ta shpërblejë me pesë ‘dhurata’ Inzaghin pas fitimit të Scudettos

Serie A
Kalo në kategori