LAJMI I FUNDIT:

Neville: Unitedi e transferoi Ronaldon vetëm sa për t’ua mbyllur gojën tifozëve

Neville: Unitedi e transferoi Ronaldon vetëm sa për t’ua mbyllur gojën tifozëve

Ish-futbollisti i Manchester Unitedit, Gary Neville, konsideron se klubi e transferoi Cristiano Ronaldon nga Juventusi vetëm sa për “t’ua mbyllur gojën” tifozëve dhe nuk e ka ndryshuar qëndrimin e se Djajtë e Kuq nuk janë konkurrentë për titull.

Superylli portugez u largua nga Zonja e Vjetër pas tri sezonesh duke u kthyer në Old Trafford, ku edhe ishte bërë i njohur botërisht.


Pas ekzaminimeve mjekësore që do t’i bëjë në Portugali, 36-vjeçari do ta nënshkruajë kontratën, mirëpo nuk do t’i bashkohet skuadrës deri pas ndeshjeve të përfaqësueseve.


“Glazers e kanë bërë atë që e bëjnë zakonisht kur janë nën presion. Bëjnë dy apo tri transferime dhe në parim, kështu ua mbyll njerëzve gojën”.

“Man Utd do të përfundojë i treti pavarësisht nënshkrimit të Ronaldos” – Neville befason me deklaratën e tij
Lexo po ashtu “Man Utd do të përfundojë i treti pavarësisht nënshkrimit të Ronaldos” – Neville befason me deklaratën e tij

“Mendoj se ka probleme më të thella te Unitedi. Ata nuk mund ta lejonin Ronaldon që të shkonte te Manchester City…”.

“Duhej të ndërhynin, pavarësisht nëse ose jo, është tjetër çështje. Asnjë tifoz i Man United nuk mund të ankohet me tre lojtarët që i kanë marrë këtë verë”, ka thënë Neville për Sky Sports UK.

Kujtojmë që pos Ronaldos, Unitedi i ka transferuar edhe Jadon Sancho dhe Raphael Varane në këtë afat kalimtar.

Ndërsa Neville ka thënë në Monday Night Football se renditja e sivjetme në Ligën Premier do të jetë: Manchester City, Chelsea dhe pastaj Manchester United, dhe nuk e ka ndërruar këtë parashikim. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre

Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre

Boks
Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve

"Keni merituar një lamtumirë ndryshe, trajner fitimtar" - ylli i Juventusit del në krah të Allegrit

Serie A
Tension, shtyrje dhe ofendime pas matjeve zyrtare mes Fury dhe Usyk

Tension, shtyrje dhe ofendime pas matjeve zyrtare mes Fury dhe Usyk

Boks

"West Ham nuk luan që ta bëjë Arsenalin kampion" - Moyes flet për ndeshjen me Man Cityn dhe objektivin e skuadrës së tij

Premier League
Zvicra publikon listën preliminare për Euro 2024, mes tyre gjashtë shqiptarë

Zvicra publikon listën preliminare për Euro 2024, mes tyre gjashtë shqiptarë

Përfaqësueset
Kalo në kategori