LAJMI I FUNDIT:

Neuer thuhet se e do kalimin në Ligën Premier

Neuer thuhet se e do kalimin në Ligën Premier

Manuel Neuer është duke shkuar në përfundim të karrierës, derisa po e mendon largimin nga Bayern Munich për një aventurë të re.

Portieri 33-vjeçar dëshiron ta testoj vetën te ndonjë skuadër tjetër evropiane, pas largimit të bashkëlojtarëve të tij si, Arjen Robben dhe Franck Ribery, në fund të sezonit të kaluar.


Largimi i anësorëve, e lë portierin gjerman si kandidatin e radhës që të largohet nga Allianz Arena, pas tetë vitesh me kampionin e Bundesligës.

Manuel Neuer (Foto: Getty Images/Guliver)

Qëkur fitoi gjithçka me klubin dhe me kombëtaren e Gjermanisë, agjenti i Neuer, Thomas Kroth, beson se klienti i tij ka nevojë për një aventurë të re.

“Ai dëshiron të fitojë përsëri Kampionatin e ardhshëm Evropian dhe Ligën e Kampionëve”, tha Kroth duke shtuar se “Manuel është i interesuar vetëm për suksese, diferenca midis klubeve në Evropë tashmë është e lartë dhe ekipi i Bayernit nuk është konkurrues ose në nivelin në të cilin dëshiron Neuer”.

Tronditën bavarezët, agjenti i Neuerit: Bayerni nuk është në nivelin e tij, Manuel po shqyrton alternativat
Lexo po ashtu Tronditën bavarezët, agjenti i Neuerit: Bayerni nuk është në nivelin e tij, Manuel po shqyrton alternativat

“Ka kontratë të vlefshme deri në vitin 2021. Ai duhet të vendosë se çfarë dëshiron të bëjë. Do të ishte logjike që karrierën ta përfundonte në Bayern, por kjo nuk është alternativa e vetme”, përfundoi ai.

Sipas asaj që raporton Goal.com, portieri gjerman po e mendon kalimin në Ligën Premier, shkaku i konkurrencës së lartë atje, e që mund të fitojë trofe në prag të përfundimit të karrierës. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Ndërkombëtare
E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

Premier League
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Phil Foden shpjegon pse Bellingham është një ‘dhuratë nga Zoti’ për Anglinë

Phil Foden shpjegon pse Bellingham është një ‘dhuratë nga Zoti’ për Anglinë

Ndërkombëtare
Refuzohet kërkesa e Prokurorisë, Akil Gjakova lirohet nga paraburgimi

Refuzohet kërkesa e Prokurorisë, Akil Gjakova lirohet nga paraburgimi

Xhudo
Ancelotti theu protokollin e UEFA-s pasi eliminoi Manchester Cityn nga Liga e Kampionëve

Ancelotti theu protokollin e UEFA-s pasi eliminoi Manchester Cityn nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori