LAJMI I FUNDIT:

Nesër vjen “Shota” nga DJ Blunt dhe Real 1 (Foto/Video)

Nesër vjen “Shota” nga DJ Blunt dhe Real 1 (Foto/Video)

Dy reperët e njohur DJ Blunt dhe Real 1 kanë bërë të ditur se nesër (e dielë) do të publikojnë projektin e tyre më të ri, këngën dhe klipin “Shota”.

Ky projekt është realizuar me rastin e festës së 28 nëntorit, dhe është një version remiks e melodisë së njohur “Vallja  Rugovës”.


Dyshja DJ Blunt dhe Real 1 kanë publikuar në Youtube trailerin e klipit, i cili është punuar nga Entermedia dhe pritet të dalë nesër.

Klipi do të përmbajë disa skena, gjersa pjesë e tij do të jenë edhe Ansambli i valleve “Shota” si dhe aktori i njohur Çun Lajqi.

Ansambli i valleve "Shota" dhe aktori Çun Lajqi gjatë xhirimeve të klipit "Shota" nga DJ Blunt & Real 1
Ansambli i valleve “Shota” dhe aktori Çun Lajqi gjatë xhirimeve të klipit “Shota” nga DJ Blunt & Real 1

Videoklipi do të publikohet nesër në orën 15:00 në kanalin zyrtar të Dj Blunt në YouTube. /Telegrafi/

Yje, neser ne oren 3 del klipi jone me i ri #shota Blunt & Real – Shota @entermediaofficial @bigbossbeatz

A video posted by BLUNT & REAL – RRUGES (@bluntandreal) on Nov 26, 2016 at 5:43am PST