LAJMI I FUNDIT:

Nesër fillon Testi i Maturës, vazhdon shpërndarja e pyetjeve online

Nesër fillon Testi i Maturës, vazhdon shpërndarja e pyetjeve online

Maturantët kosovarë prej nesër (e hënë) do t’i nënshtrohen Testit Shtetëror të Maturës, i cili mbahet në dy pjesë.

Sivjet Testi i Maturës nuk do të mbahet për një ditë, por do të mbahet për katër ditë rresht i ndarë sipas regjioneve.


Por të dielën, (një ditë para testit), në rrjetet sociale në vazhdimësi po qarkullojnë pyetjet e Testit.

Një lexues i Telegrafit, ka dërguar fotografi të një grupi në VIBER, në të cilën dërgohen pyetjet e grupeve të caktuara të këtij Testi.

Ndërkaq, sipas Ministrisë së Arsimit, në rast se gjatë ditës së testit, nxënësit apo administratorët do të zihen me telefon apo duke tentuar të manipulojnë do të ketë ndëshkime.

MAShT ka thënë se me të gjithë administratorët ka bërë kontrata përmes të cilave iu ka bërë e qartë atyre se nëse do të keqpërdorin detyrën do të humbin të drejtën për administrim të çfarëdo lloj testi në të ardhmen.

Për të shmangur çdo formë të kopjimit gjatë testit të maturës, komisioni ka marrë vendim që për nxënësit dhe për administruesit e testit të ndalohet posedimi i telefonit gjatë ditës kur do të mbahet testi.

Ndërkaq, duhet kujtuar afatet e mbajtjes së Testit Shtetëror të Maturës

Pjesa I e afatit të parë:

Nesër (28 maj) mbahet pjesa e parë e testit në regjionin Ferizajt dhe Gjilanit.

Më 29 maj në regjionin e Prishtinës.

Më 30 maj në regjionin e Gjakovës dhe Prizrenit.

Ndërsa më 31 maj në regjionin e Pejës dhe Mitrovicë.

Pjesa II e afatit të parë:

Më 5 qershor mbahet pjesa e dytë e testit në regjionin Ferizajt dhe Gjilanit.

Më 6 qershor në regjionin e Prishtinës.

Më 7 qershor në regjionin e Gjakovës dhe Prizrenit.

Ndërsa më 8 qershor në regjionin e Pejës dhe Mitrovicë. /Telegrafi/