LAJMI I FUNDIT:

Nesër fillon rrugëtimi i ekipit Bad News Eagles për Majorin e fundit të CS:GO – BLAST Paris Major

Nesër fillon rrugëtimi i ekipit Bad News Eagles për Majorin e fundit të CS:GO – BLAST Paris Major

Ekipi shqiptar Bad News Eagles nesër (e enjte) nisin rrugëtimin për turneun më të madh të CS:GO – BLAST Paris Major.

Turneu Major do të mbahet në Paris, ndërsa nesër fillojnë turnetë RMR, ku vetëm skuadrat më të mira kualifikohen tutje, ekipi Bad News Eagles janë pjesë e grupit A.


Turneu RMR për ekipet e Evropës do të zhvillohet në Kopenhagë të Danimarkës.

Në ndeshjen e parë ekipi shqiptar do të përballet me ekipin rus 1WIN, në formatin ‘Bo1’.

Favorit të ndeshjes janë ekipi Bad News Eagles me renditje në vendin e 31 –të në ranglistën botërore, gjashtë vende më lart se ekipi 1WIN.

Për ta siguruar pjesëmarrjen për Majorin në Paris, ekipit shqiptar i duhen tri fitore, ndërsa në rast të tri humbjeve eliminohen.

Ndeshja e tyre e parë ndaj ekipit 1WIN do të zhvillohet nesër (e enjte) duke filluar nga ora 14:00, dhe do të transmetohet në kanalin zyrtar të BLAST Premier.

/Telegrafi/