LAJMI I FUNDIT:

Nëntë raste të dhunës në familje për 24 orë

Nëntë raste të dhunës në familje për 24 orë
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar për nëntë raste të dhunës në familje në raportin 24 orësh.

Rastet e dhunës kanë ndodhur në Fushë Kosovë, Graçanicë, Obiliq, Prishtinë, Prizren, Rahovec, Gjakovë, Malishevë dhe Mitrovicë.


Fushë Kosovë 13.06.2022 – 22:00. Raportohet se viktima femër kosovare është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i sajë i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje, rasti nën hetime.

Graçanicë 13.06.2022 – 22:30. Raportohet se viktima femër kosovare është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Nuk raportohet për lëndime trupore. I dyshuari është arrestuar  dhe  me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje, rasti nën hetime.

Obiliq 13.06.2022-23:40. Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje verbale, bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar kishte ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj saj. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

Prishtinë 14.06.2022-12:20.  Viktima femër kosovare ka pranuar trajtim mjekësor pasi  që e njëjta  pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

Prizren 13.06.2022 – 21:30. Është arrestuar  i dyshuari mashkull kosovar i cili ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër  kosovare. I dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje. Rasti nën hetime.

Rahovec 12.06.2022 – 20:05. Me 14.06.2022 viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje verbale ishte sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar i cili gjendet në arrati, rasti në procedurë hetimore.

Gjakovë 14.06.2022-17:00.  Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje verbale është  sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

Malishevë 14.06.2022-21:45. Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje verbal është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull K-Shqiptar. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

Mitrovicë 14.06.2022-20:10.   Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje verbale është sulmuar fizikisht nga djali i saj i dyshuari mashkull kosovar i cili është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Lajme
Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Siguri
Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Lajme
Policia kërkon ndihmë për identifikim e dy të dyshuarve për

Policia kërkon ndihmë për identifikim e dy të dyshuarve për "shpërdorim të pasurisë së huaj"

Kronika e Zezë
Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Lajme
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
Kalo në kategori