LAJMI I FUNDIT:

Nëntë menaxherët të cilët mund të zëvëndësojnë Arsene Wengerin në mënyrë legjitime te Arsenali

Nëntë menaxherët të cilët mund të zëvëndësojnë Arsene Wengerin në mënyrë legjitime te Arsenali

Me regjimin 22 vjeçar të Wengerit te Arsenali më në rrezik se kurrë më parë, është Telegrafi që sjellë listën prej plot nëntë njerëzve që janë të aftë dhe kanë legjitimitetin për ta zëvëndësuar francezin.

Massimiliano Allegri


Allegri aktualisht po lufton kundër Napolit për titullin e Serie A teksa Juventusi po kërkon titullin e shtatë dhe të katërtin nën drejtimin e 50 vjeçarit. Por, ndoshta është koha që italiani të eksplorojë teritore të reja?

Allegri filloi rrugëtimin e tij menaxherial në skuadrën e kategorisë së katërt, Aglianese dhe arriti shtatë vjet më vonë të marrë drejtimin e Milnamit, duke fituar Scudetton e parë që prej vitit 2004, atëherë kure dhe ai debutoi. Por, rruga e tij kishte një rënie në vazhdim – ai u kritikua që la Pirlon të shkonte te Juventusi dhe u shkarkua në janar të viti 2014.

Natyrishëm ai u bashkua me Juventusin dhe fitoi kampionatin e Kupën në të trija sezonet e tij e po ashtu arriti dy herë në finalen e Ligës së Kampionëve.

Allegri lëvdohet për fleksibilitetin e tij taktik: ai shpesh ndryshon mbrojtjen e tij – herë me tri lojtarë e herë me katër. Ekipet e tij janë të forta në posedim dhe solide në mbrojtje e dëshmitë sugjerojnë se ai mund të jetë shumë i përshtatshëm për Arsenalin. Në vitin 2012, Allegri ka thënë se ai dëshiron të pensionohet në moshën 55 vjeçare dhe dëshiron që para se kjo të ndodhë të drejtojë edhe Italinë.

Carlo Ancelotti

Favoriti për ta zëvëndësuar Wengerin sipas disa mediave. Ancelotti është i lirë pasi u shkarkua nga BAyern Munichu në shtator dhe ka një CV mjaft fituese e cila pa dyshim se i përshtatet kërkesave në bordin e Emirates Stadium.

Në tetë vitet e tij te Milani ai fitoi Serie A, Coppa Italian, dy herë Ligën e Kampionëve (arriti edhe një finale), plus Kupën e Botës për Klube. Pas 423 ndeshjesh në San Siro, ai u bashkua me Chelsean në vitin 2009, ku edhe të fitosh nuk ishte e mjaftueshme. Përkundër që fitoi dy trofe në sezonin e tij të parë, Ancelotti u shkarkua në sezonin e dytë pasi arriti vetëm vendin e dytë prapa Manchester Unitedit. p

Një vit e gjysmë te PSG për të ishte mjaftueshëm që të sjellë tituj në Paris, ashtu siç bëri edhe në periodën e fundit në Gjermani, por suksesi në Evropë erdhi aty ku u kërkua më së shumti, te Reali. Ancelotti arriti këtë në sezonin e parë, duke fituar La Deciman, por dështoi që të realizojë arritjen e njëjtë sezonin vijues dhe u largua.

Italiani është i respektuar për këshillimin e lojtarëve, që shpesh shkëlqejnë nën drejtimin e tij, por a kanë nevojë lojtarët e Arsenalit më shumë se sa një krah përkrahës shtesë mbi supet e tyre.

Diego Simeone

Edhe pse Simeone zgjati kontratën e tij në vjeshtën e fundit deri në vitin 2020, ai mbetet një prej favoritëve për postin e trajnerit të Arsenalit. Stili i tij pltoësisht agresiv është e kundërta binare e Wengerit, pro kjo mund të jetë e gjithë ajo që i duhet lojtarëve të Arsenalit për të sfiduar për trofe sërish.

Simeone në mënyrë të vazhdueshme e ka mbajtur Atleticon në maje duke luftuar me ekipet shumë më të mëdha, duke krijuar një rival të tretë për REalin dhe Barcelonën që nuk ekzistoi për një dekadë.

Trofeu i Europa League pas një gjysmë sezoni në krye ishte shenja e asaj që po vinte – titulli i kampionit në sezonin 2013/2014, e argjentinasi me këtë rast solli edhe dy finale të Ligës së Kampionëve një arritje fantastike për një ekip i cili ishte në mesin e tabelës në La Liga para arritjes së tij në krye të klubit.

El Cholo ka treguar pak dëshirë për t’u larguar nga Madridi në shtatë vitet e fundit, pro ndoshta mundësia për një projekt të madh te Arsenali mund t’i përshtatet atij. Natyrisht se ai ka çka të kafshojë në këtë sfidë të re.

Joachim Low

Ekipi i Gjermanisë nën drejtimin e Loë sërish është favorit për ta fituar Kupën e Botës në Rusi këtë vit dhe mbrojtja e trofeut është mundësia ideale që 57 vjeçari të shkojë tutje. Ai ka arritur të prodhojë performanca konsistente për ekipin e tij 12 vjet sa është në krye dhe futbolli i tij sulmues i përshtatet shumë Arsenalit.

Loë u emërua si menaxher i Gjermanisë në vitin 2006, duke arritur kështu të vlerësohet për punën e tij si asistent i të larguarit Jurgen Klinsmann. Në pesë turnetë e tij, Loë ka humbur tri gjysmëfniale (2010, 2012 dhe 2016), një finale (ndaj Spanjës në Euro 2008), por fitoi Kupën e Botës në vitin 2014 falë golit në vazhdime nga Mario Gotze.

Karriera e tij në menaxemtn filloi kur ai u bë menaxher i lojtarëve në Fruenfeld në vitin 1994, para periudhave me sukses të përzier në Gjermani, Turqi dhe Austri që ja garantuan atij një pozitë si asistent i Klinsmannit në vitin 2004. Ishte ai sukses dhe ajo përvojë që mund t’i japë atij favorizimin për Arsenalin para emrave tjerë më pak të përshtatshëm.

Thomas Tuchel

Trajneri 44 vjeçari u bë i famshëm kur zëvëndësoi Kloppin te Dortmundi në vitin 2015, pasi ju caktua detyra e revitalizimit të ekipit që nuk po performonte në nivelet e pritura. Ai rregullisht ndërronte formacionet dhe arriti të nxjerrë më të mirën nga skuadra e tij, sidomos të transferit të tashëm të Arsenalit, Pierre – Emerick Aubameyang.

Dortmundi përfundoi në pozitën e dytë në sezonin 2015/2016 dhe i treti vitin pasues. Por, përkundër faktit se fitoi Kupën në vitni 2017, ai u shkarkua tri ditë më vonë.

Puna e tij e Tuchelit te Augsburg II ishte në vitin 2007, një dekadë pasi karriera e tij e pashkruar prej futbollisti përfundoi. Ai impresionoi dhe u shpërblye me pozitën e kryetrajnerit të Mainzit ën vitin 2009, duke udhëhequr klubin drejt vendit të nëntë në sezonin e parë. Blerjet e Fuchs dhe Okazakit e ndihmuan Tuchelin që ta ngrisë Mainzin drejt një force në Gjermani, pasi arriti që të përfundojë në pozitën e pestë në sezonin 2010/2011, por duke dështuar për kualifikim në Ligën Premier.

Futbolli i tij plot stil dhe historia e tij me lojtarët sulmues e bënë atë opsion të preferueshëm te arsenali. Tuchel është i patestuar në Ligën Premier, por një menaxher interesant që lojtarët e Arsenalit dhe tifozët mund ta përqafojnë.

Julian Nagelsmann

Nagelsmann thuhet se është një prej menaxherëve të mëdhenj të së ardhmes, e Arsenali mund të përgjigjet par se ai të marrë një prej top ekipeve në botë (Bayern Munichu është afër tij). Ky do të ishte një projekt afatgjatë me bosin e Hoffenheimit në vend të një suksesi më të shpejtë të pritur nën Ancelottin ose Allegrin.

Si 30 vjeçar, Nagelsmann është më i ri se lojtarët seniorë Laurent Koscielny dhe Petr Cech. Ne kemi parë problemet që ky faktor shkaktoi te Chelsea me Andres Villas Boas, një rrezik që Arsenali mund të mos ja vlejë ta ndërmarrë në këtë moment.

“Carlo Ancelotti ka fituar më shumë tituj se sa kam të brendshme dhe bluza polo në dollapin tim” – Julian Nagelsmann.

Gjermani filloi karrierën e tij nën drejtimin e Tuchelit te Augsburgu, duke kaluar te Hoffenheimi në vitin 2012 dhe duke u bërë në mënyrë befasuese kryetrajner në shkurt të vitit 2016. Ekipi i tij po vuante në fund të tabelës atëherë, por Nagelsmann e çoi me shtatë fitore në 14 ndeshjet e fundit drejt një shpëtimi spektakolar në elitën e futbollit gjerman.

Sezonin e kaluar, starti i shkëlqyer i Nagelsmannit në menaxhment vazhdoi teksa Hoffenheimi përfundoi në pozitën e katërt në Bundesliga dhe ariti të kualifikohet për playoffin e Ligës së Kampionëve. Aty gjermanët u mposhtën nag Liverpooli, por më pas vuajtën në EL duke përfunduar në fund të grupit C. Sidoqoftë, tifozët janë të kënaqur me progresin që ka bërë klubi nën drejtimin e bosit të ri.

Patrick Vieira

Vieira ishte kapiten i Arsenalit kur herën e fundit klubi fitoi titullin e Ligës Premier – sezoni i të pamposhturve 2003/2004. Pasi u largua nga Highbury në vitin 2005, Vieira shkoi te Juventusi, Interi dhe City duke u pensionuar në vitin 2011. Francezi u bë Drejtori i Zhvillimit të Futbollit te City dhe dy vjet më vonë mori zhvillimin e klubit.

Në nëntor të vitit 2015, Vieira u prezantua si trajneri i ri i Neë York Cityt, duke zëvëndësuar Jason Kreis. Në sezonin e parë me francezin, NYCFC arriti playoffin dhe përfundoi në vendin e dytë në konferencën lindore.

Si ish legjendë e Arsenalit dhe traner i ri, nuk është befasi që Vieira është në diskutim për pozitën e menaxherit. Duket mjaft e vështirë kjo, pasi grupi i klubit të Cityt nuk do të pëlqente idenë që njeriu që di strategjinë e zhvillimit të klubit në të ardhmen të kalojë te Arsenali, një rival për titull, e në anën tjetër Arsenali ka nevojë për dikë me përvojë për të kaluar periudhën pa trofe.

Thierry Henry

Teksa po flasim për legjenda të Arsenalit me pak përvojë menaxheriale, aty është e pamundur të mos përmendet Henry.

Francezi ka preferuar që të qëndrojë i ulur në kolltukun e Sky Sports që prej se varri këpucët në vitin 2014, por ai është serioz për të ardhmen si trajner dhe ishte konfirmuar si asistent i Roberto Maritnezit në kombëtaren belge në vitin 2016. Që prej se humbën ndeshjen e parë së bashku, Belgjika fitoi 11 dhe barazoi në katër ndeshje nga 15 të zhvilluara që prej asaj humbje dhe do të përballet pikërisht me Anglinë këtë verë në Botëror.

Me licencën e tij UEFA Pro tashmë të siguruar, Henry duket se mund të replikojë tranzicionin në menaxhment ashtu si bëri edhe ish bashkëlojtari i tij Zinedine Zidane. Por, nëse është gati që të marrë në drejtim Arsenalin ose jo, kjo është një situatë mjaft diskutabile, është një temë tjetër. Një punë e madhe dhe shumë e hershme, ndoshta?

Eddie Howe

Trajneri 40 vjeç aktualisht është në sezonin e dytë me Bournemouthin, klubi për të cilin ai ka bërë 284 nga 286 paraqitjet si lojtar.

Howe mori në drejtim klubin në vitin 2008 kur ishte 31 vjeç dhe shpëtoi klubin nga rënia prej League One. Pas një sezoni te Burnley, ai u kthye te Bournemouth dhe udhëhoqi skuadrën drejt Ligës Premier për herë të parë në histori. Bournemouthi përfundoi në vendin e 16-të në sezonin e parë, pesë pikë mbi Newcastlen që ra nga liga dhe përfundoi në pozitën e nëntë edicionin e kaluar, një progres vit pas viti që klubi ka pasur që prej arritjes së tij në stol.

Howe pritet të ketë një karrierë të madhe menaxheriale. Por, Arsenali mund të jetë një hap shumë i madh për të në secilin sens, pasi ai s’ka përvojë në menaxhimin e yjeve të nivelit të lartë e kjo e bën atë të mos jetë i favorizuar për vendimmarrësit në Emirates Stadium. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Serie A
Ikona e Barcelonës befason të gjithë - rikthehet të luajë futboll profesionist në moshën 58-vjeçare

Ikona e Barcelonës befason të gjithë - rikthehet të luajë futboll profesionist në moshën 58-vjeçare

La Liga
“Do të luajë dhe do të shënojë kundër Real Madridit” – Tuchel tregon se ylli i Bayern Munich është kthyer nga dëmtimi

“Do të luajë dhe do të shënojë kundër Real Madridit” – Tuchel tregon se ylli i Bayern Munich është kthyer nga dëmtimi

Liga e Kampionëve
Sensacioni i Serie A zhgënjen Interin dhe Juventusin, ëndërron të luajë në Ligën Premier

Sensacioni i Serie A zhgënjen Interin dhe Juventusin, ëndërron të luajë në Ligën Premier

Serie A
Super agjenti Jorge Mendes i jep përgjigje PSG-së për Lamine Yamal

Super agjenti Jorge Mendes i jep përgjigje PSG-së për Lamine Yamal

Ligue 1
Kalo në kategori