LAJMI I FUNDIT:

Nëntë kinezë rrahin brutalisht një grua, të pranishmit as që reagonin për ta ndihmuar – pas intervenimit të policisë arrestohen të gjithë

Nëntë kinezë rrahin brutalisht një grua, të pranishmit as që reagonin për ta ndihmuar – pas intervenimit të policisë arrestohen të gjithë

Nëntë persona janë arrestuar në Kinë, pasi në internet është publikuar një video që ka marrë miliona shikime, ku shihet sulmi brutal i një grupi të burrave mbi një grua në restorant në qytetin Tangshan.

Opinioni është shokuar me dhunën që në Kinë mbetet akoma një problem shumë i madh, transmeton Telegrafi.


Videoja ka shkaktuar zemërim në veçanti për shkak të sjelljeve të burrave mbi gratë, ku përpos njërës që e pësoi më së shumti, ishin edhe tri tjera që u goditën me gjithçka – nga grushtet, shqelmat e deri te shishet e birrave.

Në video mund të shihet një burrë duke iu afruar një tavoline ku ishin disa femra, ku njërën prej tyre e prek e tri tjera shikonin të shokuara.

Pas që ajo e shtynë burri fillon ta godasë, më pas e nxjerrin jashtë një grup i burrave që vazhdimisht e godisnin – në fakt bënin “gara” se cili do ta godet më shumë.

Aty tentuan mikeshat t’i dalin në ndihmë viktimës, por edhe ato e pësuan. E ajo çfarë shokoi më shumë opinionin është fakti se pavarësisht numrit të madh të burrave që ishin në lokal, ata thjesht nuk ndërmorën asgjë për t’i shpëtuar vajzat, luajtën rolin e spektatorëve.

Videoja shpejt u bë virale në sërish në Kinë hapi temën për dhunën mbi femrat. E pas intervenimit të policisë janë arrestuar nëntë burra. Ndërkaq gratë në veçanti njëra prej tyre është dërguar me urgjencë në spital, nga ku është bërë e ditur se ajo ka pësuar lëndime në pothuajse çdo gjymtyrë të trupit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Botë
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Botë
Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim

Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim "për shkak të veshjes"

Botë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Kalo në kategori