LAJMI I FUNDIT:

“Nëna e një ylli që rikthehet në vijën e parë të frontit si mjeke”, Rita Ora dhe mamaja e saj pushtojnë titujt e mediave britanike

“Nëna e një ylli që rikthehet në vijën e parë të frontit si mjeke”, Rita Ora dhe mamaja e saj pushtojnë titujt e mediave britanike

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, po qëndron e izoluar këto ditë në shtëpinë e saj në Londër bashkë me familjen.

Ajo ka qenë gjithmonë në qendër të mediave britanike për aktivitetet e saj muzikore por edhe jetën private, teksa vëmendjen e shtypit së fundmi e ka rrëmbyer edhe nëna e saj, Vera Sahatçiu-Ora.


Vera e cila është psikiatre me profesion, këto ditë është rikthyer në vijën e parë të frontit në NHS (Shërbimi i Shëndetit Kombëtar).

Rita Ora dhe nëna e saj, Vera Sahatçiu-Ora (Foto: Vera Ora/Instagram)

Ajo për momentin po shërben si mjeke e përgjitshme në Repartin e Emergjencës në NHS, duke marrë parasysh që reparte të tilla po përballen me një numër të madh rastesh me të infektuarit me coronavirus.

Emisioni “The One Show” që transmetohet në kanalin e famshëm BBC, këtë javë pati protagoniste përmes një lidhje direkte nga shtëpia, Rita Orën, dhe nënën e saj, Verën.

Rita Ora duartroket për mantel-bardhët dhe në veçanti nënën e saj që po punon për Shërbimin e Shëndetit Kombëtar
Lexo po ashtu Rita Ora duartroket për mantel-bardhët dhe në veçanti nënën e saj që po punon për Shërbimin e Shëndetit Kombëtar

Që të dyja nënë e bijë folën për gjendjen e vështirë këto ditë, teksa në cilësinë e mjekes, nëna e yllit me famë botërore tregoi se sa emergjente është gjendja në NHS.

“Tani po bëhet gjithnjë e më e vështirë për shkak të pandemisë, por unë thjesht përpiqem të përqendrohem dhe padyshim që kam një ekip dhe kolegë dhe pacientë që kujdesem”, tha Vera për BBC.

“Kështu që kjo është tërheqja ime për momentin, e cila është një gjë pozitive që duhet të them, është mirë të jesh i zënë dhe të mos mendosh për atë që po ndodh rreth”, përfundoi ajo.

Ndërkohë së fundmi, po prapë nënë e bijë në lidhje direkte nga dy vende të ndryshme (njëra në shtëpi e tjetra në punë), u inkuadruan në emisionin tjetër të famshëm “This Morning” në Angli.

Nëna e këngëtares publikoi në rrjetin social Instagram një fotografi nga biseda e zhvilluar në emision, ku ndër të tjerash citoi fjalët e Ritës që tha për “This Morning”.

“Thjesht do të tregojmë që ne si njerëzim mund të mblidhemi dhe të jemi të unifikuar…është vërtet një moment i mahnitshëm për ne që të dalim në anën tjetër, wow ne vërtet po bashkohemi”, ka thënë artistja me origjinë nga Kosova.

Ditë më parë, ajo dhe nëna e saj ishin gjithashtu në ballinën e Revistës “Hello”, ku Vera ka treguar për rëndësinë e shëndetit mendor në këto ditë të vështira, ndërsa Rita ka çmuar lart punën që po bëjnë të gjithë punëtorët e NHS.

Edhe të përditshmet DailyMail dhe The Sun kanë raportuar gjithashtu mbi punën e mamasë së këngëtares 29-vjeçare.

Përndryshe, Rita dhe motra e saj e madhe, Elena, gjenden në mesin e 750 mijë aplikantëve për të dalë vullnetarë për të punuar në gjendjen e vështirë të shkaktuar nga COVID-19.

"Kishte shumë paragjykime, më quanin refugjate", Rita Ora detajon përvojën e saj të ashpër kur familja u largua nga Kosova
Lexo po ashtu "Kishte shumë paragjykime, më quanin refugjate", Rita Ora detajon përvojën e saj të ashpër kur familja u largua nga Kosova

Ato do të jenë në mesin e njerëzve që shpërndajnë pajisje mjekësore, mbledhin receta, i kontrollojnë të moshuarit dhe i telefonojnë njerëzit e vetmuar dhe të lëndueshëm të komunitetit.

Familja e këngëtares me origjinë shqiptarë këto ditë ka qenë thuajse në fokusin e shumë mediumeve britanike. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Magazina
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Anita Haradinaj tregon se si duket para dhe pas makijazhit

Anita Haradinaj tregon se si duket para dhe pas makijazhit

Magazina
Egla Ceno në gjendje të rëndë shëndetësore, pritet vendimi për rrugëtimin e saj në BBVA

Egla Ceno në gjendje të rëndë shëndetësore, pritet vendimi për rrugëtimin e saj në BBVA

Magazina
Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Magazina
Kalo në kategori