LAJMI I FUNDIT:

Neki Emra i gatshëm për skena ‘hot’ (Foto)

Neki Emra i gatshëm për skena ‘hot’ (Foto)

Neki Emra ka qenë mysafirë në emisionin “Kapak Show” të Radio Dukagjinit, ku ka zbuluar disa anë interesante të karakterit të tij.

Në pyetjen se cilën punë do e refuzonte edhe nëse paga do ishte astronomike, Neki tha se për asnjë çmim nuk do mund ta bënte asnjë punë në lartësi të mëdha.


Kur u pyet nëse do pranonte të kishte një bashkëpunim më yllin e muzikës Rihanna, me kusht që ai të ishte pjesë e disa sekuencave shumë “hot” brenda klipit, Neki u përgjigj “PO” pa menduar shumë, ngase sipas tij, do ishte një arritje e jashtëzakonshme për të një bashkëpunim me Rihanna dhe se e gjithë loja në klip do ishte artistike.

Në lidhje me këtë, ai tha se bashkëshortja e tij nuk do kishte arsye të ishte xheloze.

With partner in crime …

A photo posted by Neki Emra (@nekiemra) on Apr 17, 2016 at 11:31am PDT

Neki brenda emisionit zbuloi edhe që frizeri i tij është artist, që nuk e pëlqen fare kandidatin republikan për president të SHBA-ve, Donald Trump dhe se nuk ekziston një fans apo fanse që i ka shkruar në rrjetet sociale e që Neki nuk i ka kthyer përgjigje.