LAJMI I FUNDIT:

Në vetëm një javë pas publikimit, “Barbie” bëhet filmi më i suksesshëm i vitit 2023

Në vetëm një javë pas publikimit, “Barbie” bëhet filmi më i suksesshëm i vitit 2023
Margot Robbie dhe Ryan Gosling në premierën e filmit "Barbie" (Foto: Barbie/Instagram)

Filmi “Barbie” është bërë filmi më i madh i vitit në ShBA dhe Kanada deri më tani, tha distributori Warner Bros.

Filmi arriti të grumbullojë në arkën e fitimeve rreth 155 milionë dollarë (120 milionë funte/139 milionë euro) në fundjavën e parë të premierës, tha kompania, shkruan BBC.


Ndërkohë, filmi tjetër i ri “Oppenheimer” – gjithashtu i publikuar të premten – fitoi 93.7 milionë dollarë (72 milionë funte/834. milionë euro) në ShBA, tha Universal Pictures.

Margot Robbie në premierën e filmit “Barbie” (Foto: Barbie/Instagram)

Veçoritë vijnë në një kohë kur kinematë në përgjithësi po luftojnë pasi humbasin nga konkurrenca dhe nga transmetimi.

Ndërkohë, në Mbretërinë e Bashkuar, kompania “Vue” tha se të dy filmat kishin bërë që zinxhiri i kinemasë të shihte fundjavën më të ngarkuar në katër vjet.

“Vue”, i cili ka 91 kinema në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar dhe Irlandën, tha se pati fundjavën më të madhe në katër vjet dhe fundjavën e dytë më të madhe në histori sipas pranimeve, me filmin “Barbie” të regjisores Greta Gerwig, i cili është në rrugën e duhur për t’u bërë filmi më i madh i vitit 2023, përpara Super Mario Bros.

Dy filmat sollën gjysmë milioni njerëz në kinematë e “Vue”, me 4000 bileta shitura të shitura për filmin “Barbie” në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar dhe Irlandën, tha kompania.

Dua Lipa në premierën e filmit “Barbie në Los Angeles (Foto: Dua Lipa/Instagram)

Ndërkohë, skenari i “Oppenheimer” është i përqendruar në zhvillimin e bombës së parë atomike, me protagonist Cillian Murphy dhe me regji nga Christopher Nolan.

Ndërkohë, filmi “Barbie” tregon një histori të moshës madhore të personazhit të fëmijëve, ku ajo eksploron identitetin e saj dhe inkurajon mikun Ken të krijojë individualitet.

Të dy filmat u publikuan të premten dhe konkurrenca mes tyre u referua në rrjetet sociale si “Barbenheimer”.

Dua Lipa shkëlqen me fustan transparent në premierën e filmit "Barbie"
Lexo po ashtu Dua Lipa shkëlqen me fustan transparent në premierën e filmit "Barbie"

Fundjava e premierës për filmin “Barbie”, me Margot Robbie dhe Ryan Gosling, ka parë që shitja e biletave të kapërcejë atë për fundjavën e hapjes së Super Mario Bros, duke e bërë “Barbie”-n, filmin më të madh të vitit 2023 deri më tani.

Në mbarë botën, debutimi i “Barbie” solli fitime rreth 337 milionë dollarë (293 milionë funte/304 milionë euro). /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë

Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë

Magazina

"Nëse dikë e kam dashur dhe e kam respektuar në këtë shtëpi, je ti" - Meritoni befason me deklaratën ndaj Eglës

Magazina
E mori në shtëpi dhe e mbajti disa ditë, vajza që u përdhunua nga tre djem përlot Ledjonën, e surprizon në emision

E mori në shtëpi dhe e mbajti disa ditë, vajza që u përdhunua nga tre djem përlot Ledjonën, e surprizon në emision

Magazina
Përplasen opinionistët, Ori Arbrit: Je si plakat e këqija, Ledioni: Mos vallë doni të futeni dhe ju brenda shtëpisë

Përplasen opinionistët, Ori Arbrit: Je si plakat e këqija, Ledioni: Mos vallë doni të futeni dhe ju brenda shtëpisë

Magazina
Një banor i ri i bashkohet shtëpisë së Big Brother VIP Albania

Një banor i ri i bashkohet shtëpisë së Big Brother VIP Albania

Magazina
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
Kalo në kategori