LAJMI I FUNDIT:

Në këtë datë, 20 vite më parë Ronaldo pësoi lëndimin më të hidhur në histori të futbollit

Në këtë datë, 20 vite më parë Ronaldo pësoi lëndimin më të hidhur në histori të futbollit

Sot (12 prill) janë bërë 20 vite nga që kur Ronaldo Nazario pësoi lëndimin që i mori shkëlqimin në karrierë.

‘El Fenomeno’  kishte vuajtur më pas nga lëndime të njëpasnjëshme dhe nga viti 2000, karriera e tij ndryshoi përgjithmonë.


Braziliani hyri në lojë nga banka rezervë  për Interin kundër Lazio në Kupën e Italisë dhe filloi të kishte menjëherë ndikim.

“Fenomeni” Ronaldo ishte makthi i kundërshtarëve – Video që tregon shkatërrimin që ‘R9’ ua bënte mbrojtësve
Lexo po ashtu “Fenomeni” Ronaldo ishte makthi i kundërshtarëve – Video që tregon shkatërrimin që ‘R9’ ua bënte mbrojtësve

Sidoqoftë, derisa kishte topin në këmbë dhe po tentonte të bënte disa driblime, legjenda përfundoi në tonë me disa dhimbje të tmerrshme.

Ishte ndeshja e parë e Ronaldos që kur ishte kthyer nga lëndimi, por më pas pësoi një edhe më të rrezikshme, ku kishte tendosur ligamentet e gjurit.

Lëndimi më pas doli të ishte edhe më i rrezikshëm, pasi ligamentet ishin shkatërruar tërësisht dhe duhej një kohë e gjatë për t’u shëruar, por nuk ishin si në gjendjen e mëparshme.

Në momentin që Ronaldo pësoi lëndim, lojtarët enterit dhe Lazio vrapuan në drejtim të tij, derisa disa prej tyre mbanin kokën me duar.

E gjithë tifozeria që ishin të pranishëm në stadiumin Olimpico, u ngritën në këmbë për të duartrokitur atë.

Ta kujtojmë paraqitjen e jashtëzakonshme të Ronaldos ndaj Manchester Unitedit, ‘Fenomeni’ u duartrokit nga tifozët kundërshtar
Lexo po ashtu Ta kujtojmë paraqitjen e jashtëzakonshme të Ronaldos ndaj Manchester Unitedit, ‘Fenomeni’ u duartrokit nga tifozët kundërshtar

Fizioterapeuti i tij kishte thënë se ai ishte lëndimi më i vështirë që kishte parë në karrierën e tij dhe aty kishte përfunduar shkëlqimi i legjendës braziliane.

Ronaldo ishte rikthyer në aksion në shtator të vitit 2001, mirëpo kishte humbur shpejtësinë dhe eksplozivitetin e tij, duke pikëlluar të gjithë tifozët e tij në mbarë botën. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
I pandalshëm Edon Zhegrova, e lë në ‘gjumë’ portierin e Lyonit me një super gol

I pandalshëm Edon Zhegrova, e lë në ‘gjumë’ portierin e Lyonit me një super gol

Ligue 1
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

La Liga
Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Premier League
Chelsea dhe Arsenali mësojnë klauzolën e lirimit të lojtarit i cili konsiderohet si ‘Haalandi i dytë’

Chelsea dhe Arsenali mësojnë klauzolën e lirimit të lojtarit i cili konsiderohet si ‘Haalandi i dytë’

Premier League
Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

La Liga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Kalo në kategori