Artistja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa po vazhdon të jetë zëri i popullit të Kosovës në botë.
Sot në mbarë vendin po shënohet 15-vjetori i Pavarësisë së Kosovës dhe në këtë ditë, ylli shqiptar ka vendosur që të rikthej vëmendjen te rëndësia e liberalizimit të vizave.
Dua ka shpërndarë postimet e llogarisë zyrtare të Republika Agency në të cilën rikthehet kampanja e krijuar gjatë festivalit të vitit që lamë pas të “Sunny Hill” me moton “Set Me Free (Më lërë të lirë)”.
Në postim tutje thuhet se liberalizimi i vizave për Kosovën mbetet një premtim i papërmbushur që nga viti 2011 dhe teksa propozimi i Bashkimit Evropian është në pritje bashkë me të është edhe liria e lëvizjes për qytetarët.
Sipër postimit, artistja 27-vjeçare ka vendosur disa ‘emoji’ me duar që bëjnë shqiponjën dykrenare.
Theksojmë që Dua bashkë me yjet tjera shqiptare me renome botërore, si Rita Ora dhe Bebe Rexha tregojnë me krenari prejardhjen e tyre dhe në festat kombëtare nuk mungojnë asnjëherë urimet e ndjera për vendin e tyre.
Dua dhe Rita gjithashtu kanë kontribuar edhe me koncerte të organizuara në Kosovë dhe Shqipëri ndër vite, të fundit ishin ato në vitin 2022 kur Lipa perfomoi në Prishtinë në kuadër të Sunny Hill Festival dhe më pas në Tiranë për 28 nëntorin, ndërkaq edhe Ora në muajin shtator mbajti një koncert në kryeqytetin shqiptar. /Telegrafi/
View this post on Instagram
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëI penduar, Meriton Mjekiqi i kërkon falje publike ish-banores së Big Brother VIP Albania
“I ka propozuar Kiarës me një tekst timin” - Luiz Ejlli reagon pas deklaratës së Jul Dedës
Habit Blero: Intervistën me Afronën e bëra për inat të ish-të dashurës time
Para dhe pas - Santiana Maloku befason me fotografinë pa grim
Kënga e Luiz Ejllit dhe Getoar Selimit e kopjuar? Melodia dhe skenografia janë krejtësisht të ngjashme me një këngë turke
Fejohet këngëtarja Engjëllusha Salihu
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet
Besnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur
Ato që dimë deri tani rreth aeroplanit “të rrëzuar” të presidentit të Iranit
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin
"Askush nuk donte të fliste me mua te Barcelona, vetëm Eric Abidal” - ylli i ri francez tregon vuajtjet te gjiganti i La Ligas
Aeroplani “i rrëzuar” i presidentit të Iranit, thuhet se tanimë ka pasur një kontakt me pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit