LAJMI I FUNDIT:

Ndryshon zyrtarisht orari i derbit, luhet të shtunën dhe drejtohet nga Besfort Kasumi

Ndryshon zyrtarisht orari i derbit, luhet të shtunën dhe drejtohet nga Besfort Kasumi

Derbi më i madh lokal në Kosovë, mes Dritës dhe Gjilanit nuk do të luhet të dielën siç ishte paraparë.

Për shkak se Policia e Kosovës nuk ka garantuar siguri ditën e diel, derbi është vendosur të zhvillohet ditën e shtunë.


Kjo ndeshje që pritet të ketë një numër të madh tifozësh do të zhvillohet me fillim nga ora 13:30.

Tanimë janë deleguar edhe gjyqtarët për javën e 18-të, ku derbi gjilanas do të drejtohet nga Besfort Kosumi me ndihmësit Edmond Zeqiri e Fatmir Sekiraqa.

Gjyqtari me perspektivë të madhe, Leutrim Mustafa do ta gjykojë ndeshjen mes Ferizajt dhe Trepçës ’89 të shtunën.

Ndërkohë derbi i kryeqytetit, mes Flamurtari dhe Prishtinës do të zhvillohet të hënën.

Takimin në Xhemajl Ibishi do ta drejtoj gjilanasi Mervan Bejtuallahu me ndihmësit Fatmir Abrashi e Elvis Bicaj. /Telegrafi/