Ndodhi në vitin 2014 - cili ishte skandali më i madh në historinë e Met Gala?

Skandali më i madh në historinë e Met Gala-s lidhet me incidentin e famshëm në ashensor, që ndodhi më 5 maj 2014, gjatë 'after-party'-t në hotelin The Standard në New York.
Atë natë, Beyonce, bashkëshorti i saj Jay-Z dhe motra e saj Solange Knowles hynë në ashensor, ku – sipas pamjeve të kamerave të sigurisë që më vonë u publikuan nga TMZ – Solange shihet duke iu vërsulur Jay-Z-së dhe duke e goditur, ndërsa truproja përpiqej ta ndalonte.
Beyonce qëndronte pranë, pa ndërhyrë.
Jay Z ATTACKED by Beyonce's Sister Solange [FULL VIDEO] | TMZ www.youtube.com
Edhe pse më pas të tre dolën nga ndërtesa sikur të mos kishte ndodhur asgjë, publiku dhe rrjetet sociale 'shpërthyen' sapo pamjet u bënë virale.
Hoteli reagoi duke shprehur tronditje për shkeljen e privatësisë dhe sigurisë, premtoi hetim të menjëhershëm dhe shkarkoi personin që e nxori videon në publik.
Pas valës së spekulimeve, Beyonce, Jay-Z dhe Solange publikuan një deklaratë të përbashkët për Associated Press, ku theksuan se më e rëndësishmja ishte që familja e kishte kaluar situatën.
Ata thanë se Jay-Z dhe Solange e pranuan përgjegjësinë për rolin e tyre, i kërkuan falje njëri-tjetrit dhe vendosën ta linin pas si familje e bashkuar.

Po ashtu, mohuan zërat se Solange ishte nën ndikimin e alkoolit apo se ishte sjellë në mënyrë të pakontrolluar.
Shkaku i debatit nuk u konfirmua kurrë, edhe pse me kalimin e viteve u sugjerua indirekt në tekstet e këngëve të tyre.

Beyonce këndoi në një remix të “Flawless” se “gjëra ndodhin kur në ashensor është një miliard dollarë”, ndërsa Jay-Z në “Kill Jay Z” përmendi se e kishte provokuar Solange.
Pavarësisht gjithçkaje, ata kanë theksuar se janë përqendruar te e ardhmja, ndërsa Jay-Z më vonë deklaroi se ajo është 'si motër' për të dhe se do ta mbrojë gjithmonë. /Telegrafi/




























































