LAJMI I FUNDIT:

Ndikimi i Kim Kardashianit, 42-vjeçarja u pagua afro një milion euro për një fjalim në konferencën në Miami

Ndikimi i Kim Kardashianit, 42-vjeçarja u pagua afro një milion euro për një fjalim në konferencën në Miami

Kim Kardashian arrin në mënyra të ndryshme të tërheq vëmendjen dhe ndikimi i saj në industrinë e showbizzit është i pamohueshëm.

Së fundmi një burim i Page Six ka deklaruar se themeluesja e “SKIMS”, u pagua një milion dollarë (rreth 929 mijë euro) për paraqitjen e saj në një konferencë të ashtuquajtur “Java e fondit mbrojtës” të Miamit.

Kardashian foli në konferencën e “iConnections Global Alts” që u mbajt në hotelin Fountainbleu, Miami për firmën e saj të sapohapur “SKKY Partners” me bashkëthemeluesin e saj, veterinerin e industrisë Jay Sammons.

Foto: Getty Images

“Ne nuk komentojmë publikisht marrëveshjet monetare me pjesëmarrësit”, tha CEO i iConnections, Ron Biscardi.

Folësit e tjerë në konferencën e këtij viti përfshinin sipërmarrësin Mark Cuban, CEO i Galaxy Mike Novogratz, Anthony “The Mooch” Scaramucci dhe financierë të tjerë.

Thuhet gjithashtu se biletat për këtë ngjarje kushtojnë 10,000 dollarë (nëntë mijë euro).

Foto: Getty Images

Themeluesja 42-vjeçare e “KKWW Beauty” ka krijuar perandorinë e saj të biznesit – duke u bërë pjesë e listës së miliarderëve të “Forbes” që nga viti 2021.

Kim Kardashian shfaqet provokuese në të brendshme ngjyrë rozë
Lexo po ashtu Kim Kardashian shfaqet provokuese në të brendshme ngjyrë rozë

Në vitin 2016, u tha se Kardashian fitoi 700,000 dollarë (651 mijë euro) për të bërë ‘selfie’ me yjet e Instagramit në një ngjarje për Revolve in the Hamptons.

Foto: Kim Kardashian/Instagram

Kardashian njoftoi nisjen e firmës së saj të kapitalit privat në shtator 2022. Ajo do të fokusohet në investime në produktet e konsumit, mikpritjen, luksin, tregtinë digjitale dhe median, “si dhe bizneset e mediave konsumatore dhe argëtuese”, raportoi Wall Street Journal.

Ndërkaq, “Java e fondit mbrojtës”, përshkruhet nga organizatorët si “një festival i financave dhe investimeve alternative, një seri ngjarjesh për fondet mbrojtëse, zyrat e familjes dhe investitorët institucionalë që zhvillohen në tremujorin e parë të 2023”. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Artisti Ledri Vula merr dhuratë nga KFOR-i

Artisti Ledri Vula merr dhuratë nga KFOR-i

Magazina
Efekti i Kate Middleton: Vizitat në faqet e këshillave për kancerin dhe të NHS-së u rritën pesëfish pas deklarimit të diagnozës nga Princesha

Efekti i Kate Middleton: Vizitat në faqet e këshillave për kancerin dhe të NHS-së u rritën pesëfish pas deklarimit të diagnozës nga Princesha

Magazina
Pas përplasjes së ashpër me Ilnisa Agollin, Françeska mblodhi valixhet dhe duke qarë kërkoi të dilte nga Big Brother

Pas përplasjes së ashpër me Ilnisa Agollin, Françeska mblodhi valixhet dhe duke qarë kërkoi të dilte nga Big Brother

Magazina

"O vdiqa krejt" - Ilnisa Agolli e provokon Meritonin me të pasmet e ekspozuara

Magazina
Rita Ora vazhdon të shënojë sukses në Amerikë, ndërsa pëlqehet paraqitja e saj në

Rita Ora vazhdon të shënojë sukses në Amerikë, ndërsa pëlqehet paraqitja e saj në "The Masked Singer"

Magazina
Pajtohen Heidi dhe Romeo - puthje e përqafime mes çiftit në Big Brother

Pajtohen Heidi dhe Romeo - puthje e përqafime mes çiftit në Big Brother

Magazina
Kalo në kategori