LAJMI I FUNDIT:

Ndeshjet Real Madrid – Athletic Bilbao dhe Granada-Atletico Madrid janë shtyrë

Ndeshjet Real Madrid – Athletic Bilbao dhe Granada-Atletico Madrid janë shtyrë

Ndeshja e radhës për Real Madridin do të jetë të martën, më 19 tetor, kundër Shakhtar Donetskm pasi ajo në fundjavë kundër Athletic Bilbaos është shtyrë nga Këshilli Kombëtar i Sporteve (CSD), ashtu si ndeshja Granada-Atletico Madrid.

Këto dy ndeshja janë shtyrë pasi lojtarët që luajnë në kualifikimet për Kampionatin Botëror në zonën e CONEMBOL, do të kthehen me vonesë dhe nuk do të jenë në gjendje të marrin pjesë në ndeshje dhe për këtë këto janë zhvendosur.


Herën e fundit, kur Sevilla – Barcelona dhe Villarreal – Alaves u shtynë, RFEF zyrtarisht sfidoi vendimin e CSD , por pa dobi.

Tani janë katër ndeshje të La Ligas që kanë nevojë për riorganizim në kalendar.

Është një situatë padyshim e papërballueshme pasi kalendari i La Ligas nuk duhet të vihet nën këtë presion për shkak të planifikimit të CONEMBOL. /Telegrafi/