LAJMI I FUNDIT:

Ndeshja Liverpool–Chelsea shkon në vazhdime

Ndeshja Liverpool–Chelsea shkon në vazhdime
Liverpool - Chelsea . (Photo by Michael Regan/Getty Images)

Loja e rregullt në 90 minuta mes Liverpoolit dhe Chelseat është mbyllur baras 1-1.

Vazhdimet, nëse jo, penalltitë do ta vendosin fituesin e Superkupës së Evropës.


Goli i Chelseat erdhi në minutën e 38-të, kur Olivier Giroud mori një pasim të bukur nga Christian Pulisic dhe e dërgoi topin në rrjetë për 1-0.

Olivier Giroud . (Photo by Michael Regan/Getty Images)

Pjesa e dytë nisi më mirë për Liverpooli, që e futi në lojë Roberto Firminon.

Ishte minuta e 48-të kur ndeshja u barazua. Braziliani Firmino pasoi te Sadio Mane i cili në portën e zbrazët shënoi për 1-1.

Sadio Mane . (Photo by Michael Regan/Getty Images)

Deri në fund nuk kishte më gola dhe ndeshja shkon në vazhdime. /Telegrafi/